osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama kopsit listën e kandidatëve, deputetët paralajmërohen në mbledhje grupi për spastrime, kryeministri i pakënaqur me shumë emra

Rama kopsit listën e kandidatëve, deputetët paralajmërohen në mbledhje grupi për spastrime, kryeministri i pakënaqur me shumë emra

Kryeministri Edi Rama duket se e ka gati listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Prej disa muajsh socialistët kanë zbritur në terren dhe kanë nisur të bëjnë llogarinë për të garuar përballë kundërshtarëve të tyre kandidatët më të mirë që do të marrin sa më shumë vota nga qytetarët të dielën e 25 prillit.

Për këtë arsye PS ka hapur një proces për të zgjedhur dhe për të tërhequr pas vetes sa më shumë kandidatët potencialë, ndërkohë që paralelisht kryesocialisti Rama po mendon që përveç grupit parlamentar, pritet të afrojë edhe emra nga fusha të tjera, të cilët do të përfaqësojnë Partinë Socialiste në këto zgjedhje.

Dje pak para se të niste seanca e parë parlamentare për këtë vit dhe e fundit për këtë legjislaturë kuvendore, nën drejtimin e Sekretit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla është zhvilluar mbledhja e grupit parlamentar, ndërsa në fokus kryesor ka qenë situata politike dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit.

Kryeministri i pakënaqur me shumë emra

Kështu gazeta ka mësuar se kreu i grupit parlamentar Balla gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, ka qenë i ashpër me deputetët socialistë, ndërsa ka paralajmëruar se kryeministri Edi Rama pritet të bëjë spastrime, ku disa prej deputetëve do të ngelen jashtë listave të Partisë Socialiste.

Në këtë kontekst, mësohet se me tone të prera, Balla është shprehur se kush nuk mund ta bëjë detyrën siç duhet, të marrë në konsideratë edhe mosrikandidimin në zgjedhje. Po ashtu, edhe pse pa përmendur emra konkretë, numri dy i socialistëve iu ka tërhequr veshin në emër të Ramës disa deputetëve, të cilët sipas kryeministrit, nuk janë pranë qytetarëve dhe problemeve të tyre, çka sipas tij është e patolerueshme.

Kështu që sipas informacioneve, mësohet se Balla është shprehur se për Ramën secili duhet të bëjë detyrën dhe jo të vihen në lëvizje vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe se kryesocialisti e ka gati listën e deputetëve, të cilën pritet ta bëjë shumë shpejt publike dhe se ajo mund të rifreskohet rrugës nëse emra nga deputetët aktualë që nuk janë në planet për t’u rikandiduar, mund të reflektojnë.

Megjithatë, një gjë është e sigurt, që përveç paralajmërimit për spastrime, zoti Balla ka kërkuar angazhimin maksimal të deputetëve, për shkak se PS duhet me patjetër që të marrë një mandat të tretë qeverisës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Madje, sikundër pohuan të njëjtat burime nga mbledhja e grupit, mësohet se numri 2 i socialistëve është shprehur para vartësve të vet se Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet, pasi sipas tij, kjo parti ka përballë një opozitë të çarmatosur, ku Lëvizja Socialiste për Integrim me shumë gjasa do të shkojë në humnerë dhe nuk e shpëton dot as Iliri, as Monika, ndërsa Partia Demokratike është në gjumë.

Pra, duket se kryeministri Edi Rama edhe pse po i mban në ankth deputetët, ai duket se e ka ndarë mendjen se kë do të kandidojë dhe kush janë emrat që do të përfaqësojnë PS në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ndërkohë dje deputet plotësuam një kontratë dhe deklaruam që janë deputetë, të cilën do ta dorëzojnë në Komision Qendror të Zgjedhjeve. Po ashtu, mësohet se në mbledhje u dakordësua dhe u vendos që deputeti socialist, të emërohet kryetar i Komisionit të Ekonomisë, ndërsa deputeti Ilir Beqaj kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. Më pas këto dy kandidatura morën edhe dritën jeshile në seancën plenare, pasi u votuan.