Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratat e Kryeministrit Edi Rama për marrjen e vaksinës në telehalen e radhës ku nuk ka ditë të mos bëjë propagandë kur duhet të ishte duke dhëmnue llogari për pyetjen: Si u bëtë milionier si çift ish brekgrisur edhe në gen.
Kryemadhi i tha ftuesi Babaramo se kryeministri nuk ka pse të bëhet lypës pasi e ka detyrim të sigurojë vaksinën.
Ajo tha se ai dhe qeveria e tij të mos i dërgojë paratë për koncesione pasi qytetarët paguajnë taksa por të sigurojë vaksinën.
Pyetje: Kryeministri Rama tha që unë jam lypësi më i mirë ndër shqiptarët, në kontekstin e sigurimit të vaksinës dhe arriti të sigurojë dozat e para. A mendoni se opozita është duke e sulmuar në mënyrë më agresive se ç‘duhet?
Kryemadhi: Së pari, Shqipëria nuk ka nevojë për lypës, sepse shqiptarët paguajnë taksa, çdo ditë, edhe pse pandemia dhe sistemi, ky lypësi ua mbylli bizneset.
Edhe pse u tha që do t’ju japë paketën ekonomikë, akoma s’ka shpërndarë të parën, e imagjino më të dytën e të tretën, ndërkohë që Kosova po shpërndan paketën e tretë.
Ky nuk ka pse të thotë lypës, sepse ky të mos i japë paratë koncesionarëve dhe miqve të vet, por të blejë vaksinën, sepse e ka për detyrë ta bëjë.
Shqiptarët paguajnë sigurime shëndetësore, shqiptarët paguajnë taksa, shqiptarët paguajnë çdo detyrim, dhe ky nuk mund të justifikohet sikur është lypës.