osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama sërish kritika BE-së për vaksinën dhe neglizhencën e treguar ndaj Shqipërisë

Rama sërish kritika BE-së për vaksinën dhe neglizhencën e treguar ndaj Shqipërisë

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i qeverisë, Edi Rama kritikoi edhe njëherë Bashkimin Europian për çështjen e vaksinës antiCovid, një temë kjo që ka sjellë dhe reagimet e disa prej selive diplomatike të unionit në Tiranë.

Rama tha se BE nuk pa përtej vetvetes në këtë proces të rëndësishëm, në këtë moment të pandemisë, dhe i la vendet e Ballkanit vetëm në mundësinë e arritjes së marrëveshjeve dypalëshe me kompanitë që kanë krijuar vaksinën.

“Besoj se e keni ndjekur deklarimin e OBSH, që foli me shqetësim për katastrofën morale në nivel global për shkak të mosgarantimit të barazisë së aksesit në vaksinim. Kjo është një temë që për ne që jetojmë në mes të Evropës, në një rajon që nuk janë pjesë e BE, nuk është e panjohur.

Për fat të keq në konceptin e planifikimit të marrjes së aksesit në vaksinim përmes Pfizer, BE nuk pa përtej kufijve të vetvetes dhe e la fatin e vaksinimit të njerëzve në rajonin tonë në atë që u quajt për mundësi për marrëveshje bilaterale, gjë që ka bërë që sot që përveç Shqipërisë dhe Serbisë, asnjë vend nuk ka nisur me vaksinimin”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama gjithashtu shpjegoi dhe arsyet se përse marrëveshja me Pfizer ishte vetëm për 500 mijë doza, duke arsyetuar se aktualisht janë duke u zhvilluar dhe vaksina të tjera të cilat janë më të lira në çmim dhe transportohen më lehtë.

“Kemi dakordësuar me Pfizer për 500 mijë doza dhe në kontratën e nënshkruar pak më parë pas një negociate jo të lehtë, është marrë parasysh dhe nevoja potenciale e mëtejshme sepse qëllimi ynë ka qenë të sigurojmë fillimisht një sasi vaksinash për një pjesë të procesit të vaksinimit duke pasur parasysh raportin e sasisë me kalendarin e planit kombëtar të vaksinimit dhe duke mos harruar që ndërkohë janë një sërë vaksinash të tjera që presin me ditë aprovimin dhe AstraZeneca që është aprovuar në Britani dhe pret aprovimin në nivel europian, qoftë dhe vaksinat që janë në dalje e sipër.

Kjo duhet mbajtur parasysh sepse do të ishte e gabuar të kontraktonim të gjithë sasinë e vaksinave duke pasur parasysh dhe çmimin i cili është i panegociueshëm, por duke pasur parasysh dhe procesin e vaksinimit që është me dy doza dhe me elementë të tjerë sigurie, që në tërësinë e vetë kjo vaksinë ka shtrenjtësi në raport me të tjera.

I kemi lënë vetes hapësirë për të bërë zgjedhjet e duhura me potencialisht vaksina të tjera. Jemi në negociata qoftë në nivelin e komunikimit me kompanitë dhe me një sërë shtetesh të tjera, pasi gjithë procesi i shpërndarjes së vaksinës është shumë i ndërlikuar”, tha Rama.