osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kujt i është ndaluar hyrja në SHBA rrezikon të mbetet jashtë listave për deputet: Amerikanët duan të çojnë në pension Berishën

Kujt i është ndaluar hyrja në SHBA rrezikon të mbetet jashtë listave për deputet: Amerikanët duan të çojnë në pension Berishën

Sa më shumë afrohemi drejt zgjedhjeve të 25 prillit, aq më shumë shtohen zërat për largimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Parlamenti. Prej 30 vitesh ai ka mbizotëruar në politikën shqiptare, por duket i vendosur për të qenë sërish deputet në Parlamentin e ri.

Mirëpo idetë dhe qëndrimet e tij nuk pëlqehen nga ndërkombëtarët, vetë Basha dhe njerëz të tij brenda partisë. Janë të shumtë ata që e shohin Berishën si rrezik për reformat, por dhe për Bashën në zgjedhje, pasi ka mjaft nga ata që nuk votojnë PD për shkak të Berishës.

Por ajo që bie në sy është se ka një investim të amerikanëve kundër klasës së vjetër politike. Gazeta ishte e para që bëri me dije se amerikanët i kanë kërkuar Bashës që të distancohet nga Berisha dhe pse jo ta lërë jashtë Parlamenti, ndërsa çdo ditë që kalon forcohen provat.

Presioni amerikan

Pas dy reagimeve shumë të ashpra ndaj Sali Berishës (për protestat e dhunshme dhe sulmet ndaj kryetares së KPK), SHBA në fundjavë lëshoi një mesazh të fortë, i cili duket se është kambanë alarmi për ish-kryeministrin. Ambasadorja gjatë një takimi me kreun e KQZ, kërkoi nga krerët politikë që të lënë jashtë listave të gjithë ata që kanë hyrë në listën e zezë të SHBA.

Ambasadorja përmendi rastet e publikuara nga Departamenti i Shtetit, ndërkohë që kemi dhe disa emra të cilët nuk janë “damkosur” nga DASH, por thuhet se u është bllokuar viza nga ambasada e SHBA në Tiranë. I tillë është dhe rasti i ish-kryeministrit Berisha, i cili është akuzuar nga kryeministri Rama se nuk udhëton dot në SHBA.

“Sali, ABI Bank është një bankë, e cila monitorohet drejtpërdrejt nga Enti Rregullator i Bankave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nëse bashkëshortja ime do të ishte aksionere, të jesh i sigurt që mua nuk do të më lejonin ta kapërceja më oqeanin.

Tani kam unë një pyetje të drejtpërdrejtë për ty. Sali, ti e kapërcen dot oqeanin po të duash? Hajde përgjigju. Më bëre një pyetje të drejtpërdrejtë. Ta dhashë përgjigjen e drejtpërdrejtë për të të bërë një pyetje të drejtpërdrejtë. Ti, po të duash, e kapërcen dot oqeanin Sali?

Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt që unë nuk do e kapërceja dot oqeanin e jo më të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë, me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë, se unë nuk kam mundësi të kërkoj diçka të tillë”, tha Rama në 2019 gjatë një debati në Parlament me Berishën. Nëse vërtet SHBA kërkon që ata që janë në listën e zezë nuk duhet të jenë as deputetë, atëherë rrezikon dhe Berisha.

Mesazhet e SHBA

Berisha shihet nga ndërkombëtarët si armiku kryesor i reformës në drejtësi dhe historia ka treguar se ata që duan rrëzimin e reformës nuk i kanë aspak mirë raportet me amerikanët. Rasti i Adriatik Llallës e tregon fare qartë. Basha është vendosur mes dy zjarreve, pasi mesazhet e SHBA janë shtuar. Gjatë dhjetorit pati 3 të tillë. Mesazhi i parë ishte më 11 dhjetor.

Në këtë datë protestat për vrasjen e Klodian Rashës kishin arritur kulmin dhe Berisha i hidhte benzinë dhunës. Ambasada doli me një reagim, i cili dukej qartë që shkonte për të. “Ata që kanë qenë në pushtet më parë nuk duhet të përkeqësojnë gabimet e së kaluarës, duke sugjeruar se dhuna është e pranueshme”, tha ambasada. Por pati një mesazh dhe për Bashën se ka ardhur koha të distancohet nga Berisha:

“Ata që kërkojnë të jenë në pushtet duhet të shfaqin aftësinë e tyre për të udhëhequr në një mënyrë të përgjegjshme, përfshirë edhe duke refuzuar dhunën”. Sinjali i dytë kundër Berishës erdhi më 19 dhjetor. Në mbrëmje ambasadorja pati një darkë me liderin demokrat Lulzim Basha, ku përveç problematikave aktuale është folur dhe për listën e kandidatëve që duhet të jenë në zgjedhjet e 25 prillit.

Vetë Basha gjatë një interviste refuzoi të jepte detaje nga takimi, çka shton zërat që qarkullojnë në korridoret e politikës se amerikanët ia kanë bërë të qartë se Berisha është kërcënim serioz nëse hyn sërish në Parlament. Më pas Yuri Kim doli me një deklaratë të fortë ndaj të gjithë kritikëve të vetingut, disa orë pasi Berisha kishte sulmuar shefen e KPK. Ndërsa deklarata e së premtes shënon mesazhin e pestë kundër tij./Sot