Gazetari Artan Hoxha ka nxjerrë pamjet ekskluzive të autorit të dyshuar të atentatit ndaj Preng Gjinit, vjeshtën e vitit të kaluar në Tiranë.
Hoxha shpjegon në ABC se nga fotot e siguruara prej tij shfaqet autori i dyshuar që ka qenë në të njëjtin lokal, në të cilin ndodhej edhe Preng Gjinin pak para atentatit dhe më pas shihet edhe tek skena e krimit kur ka ndodhur shpërthimi.
Sipas gazetarit kemi të bëjmë me një autor të dyshuar, shtetas i huaj pasi në lokal ka folur italisht me kamarierët. Ndërkohë, ndonëse disponojnë pamjet organet e hetimit ende nuk kanë mundur të identifikojnë personin që shfaqet në to.
“Ky është autori i minës së telekomanduar të Preng Gjinit. Ky ka hyrë në lokal ka folur italisht, është me flokë të gjata, personi që shikoni në foto është një person i gjatë. Duket që është i shkujdesur. Ka qëndruar në të njëjtën objekt ku ka qëlluar Preng Gjini.
Ka komunikuar në italisht. Dhe ky personazh shfaqet mbrapa në skenën e krimit. Në pamjen tjetër ky shfaqet në një distancë jo më larg se 70 metër nga veni ku ka ndodhur shpërthimi. Ka pasur pamje vizive me viktimën. Ndalon një moment kur ka ndodhur shpërthimi.
Tenton të afrohet pak, që a ka qenë i saktë dhe më pas shfaqet duke u larguar lirisht në pjesë e urës së Vasil Shantos. Ikën në këmbë. Është te lokali ku ka ndenjur Gjini me kushëririn e vet, dhe te skena e krimit.
Lëvizjet e tij të krijojnë dyshimet se ai është ekzekutori. Por identifikimi deri më tani nuk është bërë. Kemi të bëjmë me një atentator që dyshohet të jetë i huaj, pasi ka folur italisht”, u shpreh Hoxha.
Preng Gjini mbeti i plagosur nga shpërthimi i eksplozivit në makinën më të cilën po udhëtonte, mbrëmjen e 15 shtatorit në Tiranë.