jë video me mesazhe kërcënuese ndaj shqiptarëve që po qarkullon në rrjetet sociale ka tronditur mbarë opinionin shqiptar.
Vajza që shfaqet në këtë video kërcënon me “prerje kokash” për shqiptarët dhe malazezët, si dhe përdoret termi denigrues për shqiptarët, “siptari”.
“Milogorci, shiptari, do t’ju djeg të gjithëve. Sepse jeni i çmendur. Kuçasit do t’ju presin kokat. Nuk do të ketë koka”, dëgjohet në video regjistrim të postuar nga Natalija Nilevic nga Podgorica.
Rasti u raportua në Prokurorinë e Lartë të Shtetit, e cila e këtë veprimin e cilësoi “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës fetare dhe kombëtare dhe theksoi se veprimet procedurale janë në proces.
Prokurorja Lepa Medenica konfirmoi për mediat serbe” se Nileviç ishte arrestuar dhe se ajo do të merrej në pyetje si e dyshuar.