Shkencëtarët që punojnë në laboratorin Wuhan kanë dalë me një deklaratë të fortë. Ata kanë pranuar se janë kafshuar nga lakuriqët e natës të infektuar me COVID-19 në një shpellë ndërsa mblidhnin mostra.
Një video që u shfaq dy vjet më parë, para se pandemia e koronavirusit të godiste Wuhanin dhe më vonë botën, tregon shkencëtarët e Wuhan nga Institute of Virology (WIV) që punojnë në ‘viruse të gjalla’ pa doreza dhe maska.
Kjo ishte në shkelje të dukshme të rregullave të sigurisë së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për PPE.
Një shkencëtar shihet duke mbajtur një shkop me duar të zhveshura në pamjet e publikuara nga mediat e huaja. Një studiues tha se dhëmbët e kafshëve kaluan nëpër dorezat e tij ‘si një gjilpërë’.
Kjo është një provë për ekipin e OBSH se shkencëtarët janë infektuar me Covid-19.
Ndërkohë, Kina ka thënë për muaj të tërë se megjithëse Wuhan është vendi ku u zbulua grumbulli i parë i rasteve, nuk është domosdoshmërisht vendi ku shpërtheu virusi.
Koronavirusi i ri, u zbulua për herë të parë në Wuhan në fund të vitit 2019. Ekipi i OBSH-së ka mbërritur në Wuhan për të filluar hetimin, i cili synon të zbulojë origjinën shtazore të pandemisë.