osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kushtetuesja nis punën me ligjin e pronave, ish-pronarët kundër draftit të qeverisë, më 4 shkurt rihapet debati

Kushtetuesja nis punën me ligjin e pronave, ish-pronarët kundër draftit të qeverisë, më 4 shkurt rihapet debati

Pas emërimeve të javëve të fundit, Gjykata Kushtetuese do të nisë tashmë zyrtarisht punën. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, gjykata bën me dije se puna nis me ligjin e pronave.

Një ankim i shoqatës “Pronësi me drejtësi” është caktuar të shqyrtohet në 4 shkurt. Në të kërkohet shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i disa neneve në ligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në ligjin “Për trajtimin e kërkesave përnjohje të pronës”, si edhe dy VKM-ve për mënyrën e kompensimit financiar të pronave.

Të premten, Kushtetuesja vendosi të kalojë në seancë plenare edhe një ankim të mbërritur nga Gjykata e Apelit Tiranë, ku pretendohet si antikushtetues një prej neneve të ligjit “Për trajtimin e pronës”. Në pranverën e vitit që lamë pas mazhoranca miratoi ligjin e ri të pronave, i cili sipas saj i jep një herë e mirë fund problemeve të kompensimit. Por ai kundërshtohet nga ish-pronarët. Me këtë ligj parashikohet një afat deri më 2028 për përfundimin e regjistrimit të tokave të ndara sipas ligjit 7501.

Një tjetër aspekt është trajtimi i ndërtimeve informale, ku ata që kanë një pronë pa leje në një zonë ku do të kalojë një projekt publik, tashmë do të dëmshpërblehen financiarisht ose me programet e strehimit. Ndërtimet pa leje që nuk legalizohen do të marrim dëmshpërblim nga qeveria. Neni 33 i projektligjit parashikon se poseduesit e ndërtimeve pa leje që nuk legalizohen, trajtohen nga shteti nëpërmjet shpërblimit financiar, programeve sociale të strehimit, ose formave të tjera alternative të trajtimit.

Përfitues të kësaj nisme pritet të jenë edhe banorët e Unazës së Re, të cilët kanë kundërshtuar prishjen e banesave të tyre. Drafti i miratuar ka kaluar një kalvar të gjatë procedurash parlamentare e ndërkombëtare. Që në dhjetorin e vitit 2018 ku ky draft është kthyer për riplotësim nga vetë Parlamenti dhe ka marrë edhe opinionin e Komisionit të Venecias pasi trajton një nga problematikat më të mëdha në vend, atë të pronësisë e cila ka shkaktuar mbi 8 mijë të vrarë. Për këtë, qeveria duket se ka pranuar të aplikojë zgjidhjen më të thjeshtë, hipoteko gjendjen faktike dhe do të sjellë edhe zhvillimin ekonomik të vendit.