Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë sërish bllof me gënjeshtrat e tij që tashmë jemi mësuar t’i dëgjojmë shpesh në daljet televizive.
Dy ditë më parë Basha ka qenë i ftuar në “Opinion’ përballë një paneli gazetarësh. Gjatë intervistës, gazetarët pyetën Bashën për veprat e tij gjatë kohës kur qendronte në krye të Bashkisë së Tiranës.
Teksa diskutohej për ndërtimin e shkollave të reja gjatë asaj kohe, analisti Lorenc Vangjeli i kërkoi Bashës emrin e një shkolle që ai ka inaguruar. Stafi i Bashës i çoi gazetari Blendi Fevziut emrin e shkollës “Ahmet Gashi” që e konfirmon dhe Basha por në fakt kjo ishte genjeshtra e rradhës.
Por si qendron e vërteta e inagurimit të kësaj shkollë?
Shkolla “Ahmet Gashi” nuk është ndërtuar e re ashtu siç Basha pretendon, por është bërë vetëm një rikonstruksion i saj nga ana e bashkisë.
Nuk ka asnjë shkollë të rindërtuar apo të ndërtuar nga Basha, por ka vetëm rikonstruksione me fonde qesharake dhe ajo që vlen të theksohet është se rikonstruksioni i kësaj shkolle zgjati tre vite.
Për shkollën “Ahmet Gashi”, bashkia e Tiranës me në krye Bashën në atë kohë kishte planifikuar shuma qesharake për vitin 2014 shumën 11.006.652 lekë, për vitin 2015 shumën 8.000.000 lekë dhe për vitin 2016 shumën e 10.000.000 lekëve.
Pra Basha në atë kohë ka inaguarar vetëm rikonstruksionin e kësaj shkolle dhe jo ndërtimin e saj siç ai e shet paturpësusht nëpër emisionet televizive./CNA.al