Dokumentari i gazetarit Marin Mema për fshatin Dropull, ku publikoi dokumenta që në këtë zonë jetojnë familje me mbiemrin Gjini, Gjoni, Nika, Bardhi, etj, ka sjellë një lumë reagimesh.
Një ndër personat që ka reaguar ashpër është edhe deputetja socialistja Artemis Malo, e cila e quan gazetarin pseudo-patriot.
Malo e “kërcënon” Memën se do të përballet me ligjin, ndërsa deklaron se do të ishte më e lumtur nëse gazetari nuk do të dilte më në ekran.
“Me shumë keqardhje nis këtë status të gjatë sot, e lutem gjeni pak minuta më lexoni deri në fund për rëndësinë që ka! Dëgjuam “ emisionin” me refrenin e përsëritur me frazat:
-“ Regjistri Osman ishte “ i saktë” në Shqipëri!!
-Toka dhe popullsi shqiptare, greke e vllahe në Shqipëri!!
-Emra, mbiemra dhe fise të ndryshme në Shqipëri, Arbëri!!
-Prejardhje të ndryshme, në rajon minoritar ndër periudha te ndryshme!
Ç’është kjo histori e stër-përsëritur nga pseudo- patriotë që e përdorin pseudo ndjenjën patriotike për protagonizëm dhe famë!! Në kurriz të kujt, në emër të kujt, për çfarë kjo propagandë!! ?? A thua se NE kemi jetuar ndër vite të ndarë me mure hekuri dhe nuk u njejtësuam kurrë nën emrin e një Shqipërie! Nuk jetojmë e jetuam ndër shekuj në këto treva me po këto fise, parardhës e pasardhës vallë ?!! E deri më sot tokën ku banojmë, investojmë, rritemi e plakemi nuk e quajtëm Shqipëri, e nuk njohëm kufijtë!??
Mjaft më, me këto histori mbi histori, nga çdo historian e klanexhi! Historia është e jetuar dhe jo gojëdhënë! Regjistrat tanë nuk i kanë shkruar pushtuesit shumëvjeçar, e nuk e lejojmë kurrsesi të quhen bazë e saktë! Regjistrimi dhe saktësimi i popullsisë shqiptare është kryer në 1920-1930, në shqiptarë dhe shqiptarë me prejardhje ndryshe! Ne jemi të gjithë shqiptarë, të lidhur e të bashkuar në harmoni gjithë kohës! Nuk na ndau kush në 9 minoritete për arsye të qëllimshme!
Kjo është prejardhja tonë dhe jemi krenarë e shumë të pasur! NE, minoritarët e Shqipërisë, ne, shqiptarët e kësaj toke, kemi dy histori të dy shteteve tona amtare, dy tradita, dy gjuhë, dy mundësi!!
I kemi nga dy të gjitha, sepse na bekoi Zoti, e na fali vëllezër motra në të dy shtetet! Por, jooo askujt nuk i lejohet të keqpërdori historinë sot sipas aferave personale!! Mjaft meë!! Detajet janë të shumta për të interpretuar në dy këndvshtrime!! Por arsyen përse?! Çfarë do të ndryshonin këto pseudo analiza sot!!
Qetësohu shoku patriot, gazetar, propagandues, apo çdo rol që të pëlqen të marrësh!!! Ne jemi NJË,
e do të jemi edhe më të lumtur pa ty në ekran! Përgjegjësisë ligjore nuk do t’ i shpëtosh!!
Më të qetë dhe më të bashkuar pa turpe si ty!! Mollët e sherrit që lëshon, nuk kanë asnjë sens pozitiv! Zgjidh një mënyrë më të ndershme të pasurohesh e të bësh famë!!
Nuk bëhet me kamera të fshehta, qytetarëve të moshuar, as me hulumtime me persona me konflikte personale interesi, e as me ty që ke guxuar të na mbash gjoja flamurin dhe shpatën e atdhetarizmit në emrin tënd! Mos u bë hero prej letre pa nevojë! Ne jemi të uritur për butësi në një botë ku ka gjithçka me bollëk. Ne jemi të varfër në këtë ndjenjë që është si një përkëdhelje për zemrën tonë. Kemi nevojë për drejtësi dhe ndershmëri!! Patriotizmi është një dashuri e shenjtë por dhe bujare që nuk kërkon asgjë më shumë sesa të kuptohet dhe vlerësohet”, shkruan ajon në rrjetet sociale.