Një konflikt me armë zjarri në Athinë të Greqisë, përfundoi me vrasjen e 54-vjeçarit Edmond Llangozi dhe plagosjen e dy djemve të tij Anxhelo dhe Mihal.
Gjatë përleshjes, u plagos edhe kamerierja 18-vjeçare Xhorxhina Kaso, e cila nuk kishte lidhje me ngjarjen por e ka kapur plumb qorr.
Sipas mjekëve, 18-vjeçarja nuk është goditur në një organ jetësor, por pas ekzaminimit mjeko-ligjor, zbulimi është tronditës.
Kjo pasi, Kaso mund të detyrohet të jetojë pjesën tjetër të jetës me plumbin në këmbë, pasi pika në të cilën ajo u qëllua nga pistoleta, nuk u lejon mjekëve që të bëjnë ndërhyrjen.
Mjekët thonë se nëse tentojnë të heqin plumbin mund të jetë fatale për 18-vjeçaren, prandaj ata po mendojnë që ta lënë aty.