Shkrimtari David Tumarinson e ka përshkruar në mënyrë të bukur atë se çfarë ndodh gjatë një përqafimi intim.
“Kur një mashkull vjen heshtazi prapa femrës dhe e përqafon atë, ai e mbyll një rreth. Rrethin e tij dhe të saj. Ky është një rreth i ngrohtësisë dhe mbrojtjes. Dhe ai e vendosë atë mu në mes të rrethit të pasionuar. Ai me këtë tregon se në këtë moment të veçantë, ajo është qendra e universit të tij.”
“Një mashkull duke e mbajtur një femër në heshtje. Një femër që qëndron e heshtur, gjithashtu. Kur një mashkull përqafon një femër, ajo ndjen sikur ka krahë dhe mund të fluturojë. Ky rreth i dashurisë është qetësi dhe rehati. Kjo e bën atë që të shkrihet si një sheqer në një filxhan çaji,”- shkroi ai.
Ai i këshillon meshkujt që janë në lidhje që ta përqafojnë të dashurën ose gruan e tyre më shpesh. “Vendoseni atë në qendër të rrethit tuaj. Gëzojeni atë duke i treguar se sa e ndjeshme mund të jetë dashuria juaj. Thjeshtë dashurojeni atë – ajo e kërkon këtë, njëjtë si ju.