Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e fejesës së një çifti në Mamurras. Bëhet fjalë për një djalë turk, me profesion inxhinier, i cili u fejua me një vajzë nga Mamurrasi, ndërsa i ftuari special ishte kryeministri Edi Rama.
Rama i dhuroi vajzës së re që po fejohej, me profesion arkitekte, një buqetë me lule, ndërsa ka qenë i peranishëm edhe në vendosjen e unazave.
Mes batutave dhe të qeshurave, kryeministri nuk kurseu që t’i jepte çiftit të ri dhe një këshillë. Ajo ishte që mos të harronin prindërit e tyre.
“Mamurras, Kurbin – Në kantierin e shkollës së re që po rilind më e madhe, më e bukur e më e fortë dhe më pas, në ceremoninë e një fejese të plazmuar në kantierin e lagjes së re të Laçit, mes Eldës, vajzës nga Mamurrasi dhe Burakut, djalit nga Stamboll”, shkruan kryeministri.
Pjesë nga biseda:
Rama: E meritoni juve buqetën, meqë jeni nusja.
Rama: Mendoja se djali do të martohej me një vajzë turke, por qenka shqiptare.
Babai i djalit: Në prezencë të zotit kryeministër, kërkoj dorën e gocës.
(Qeshin të gjithë të pranishmit në ceremoni)
Rama: Unë erdha vetëm që ta shoqëroja. Këtë llokumin e parë do t’ja japësh vjehrrës. Se është shenjë e mirë.
Jeta është interesante. Erdha me Majlindën dhe Linditën dhe më thanë se Serveti fejon djalin nesër. Thashë çne paska marrë nusne nga Turqia të vijë këtu jo tha e ka fejuar me një gocë tonën.
Rama-dhëndrit: Çfarë ke studiuar?
Dhëndri: Inxhinieri ndërtimi
Rama-nuses: Po juve?
Nusja: Arkitekturë në Stamboll
Rama: Të trashëgoheni, çdo të mirë e mbarësi. Edhe një këshillë kam unë. Mos i harroni kurrë prindërit.
Dhëndri: Shumë faleminderit! /Shqiptarja.com