NGA BLEDI MANE
Mesditën e së martës shërbimi i sigurisë së Gardës së Republikës brenda Presidencës, njoftoi urgjentisht komandën qendrore për një incident që ndodhte ndërkohë.
Nga brenda zyrës së Presidentit Ilir Meta vinin klithmat dhe ulërimat e frikshme të një burri që shoqëroheshin me qarjen dhe refuzimin e një zëri femëror. Ndërkohë në protokollin e vizitorëve të Presidentit gjendej i shënuar vetëm emri i ish deputetes së LSI-së Silva Caka…
Zonja në fjalë ishte thirrur nga Ilir Meta urgjentisht dhe po i kërkohej llogari pse nuk pranonte të punonte e të kandidonte në Njësinë Nr.4 në kryeqytet. Situata po agravohej dhe Ilir Metës po i linin nervat. Iu turr në mënyrë kafshërore një femre duke e fyer, poshtëruar e kërcënuar.
Pavarësisht degradimit presidencial, ashtu stoike ish deputetja Caka ia qartësoi prerë Ilir Metës se partia e LSI po degradonte dhe shumë zëra dhe shumë emra të arsyeshëm po i largoheshin.
Pas Nasip Naços, Lefter Kokës, Aleksandër Lipivanit, Gledjon Rehovicës, Silva Cako është një tjetër politikane e re që nuk gjen dot veten në partinë familjare Meta. Ndërkohë në Njësinë 4 është deleguar Edmond Haxhinasto i cili sipas grafikut pritet të largohet nga LSI-ja më 14 shkurt.