Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi sot ka zhvilluar një bashkëbisedim me votues për herë të parë në Tiranë, ku ka vijuar të hedhë akuza ndaj qeverisë, të cilën e akuzon për largimin e popullsisë nga vendi.
Ndër akuzat e Kryemadhit, ishin se sipas saj Rama ka varfëruar shqiptarët, ka rritur taksat dhe ka krijuar kriza njëra pas tjetrës.
“Çdo ditë duhet të punojmë me një shok me një mik për ti motivuar votuesit për herë të parë që janë element të jashtëzakonshëm sepse strategjia që po përdoret është për ti larguar të rinjtë nga Shqipëria.
Apsurditeti që shikoj te kryeministri në ikje është se thotë duroni ju se skemi ça bëni kush nuk duron le të iki nga Shqipëria. S’është vendi i Ramës i Monikës as i Lulit është i shqiptarëve. Përveçse gjen guximin ka varfëruar shqiptarët ka rritur taksat ka krijuar kriza njëra pas tjetrës tanimë merr guxhimin dhe thotë duroni kush do durojë pjesa tjetër të ikë”, thotë ajo.