Ditën e djeshme presidenti Ilir Meta paralajmëroi se në 25 prill Shqipëria do të përjetojë përmbysje të madhe dhe jo thjesht rotacion. Nisur nga kjo deklaratë e presidentit ka ardhur reagimi i fortë i zv.kryeministrit Erion Braçe.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe shkruan me ironi se sa mirë bën fushatë presidenti, dhe i kujton Metës se çfarë ka thënë vite më parë për kryedemokratin Lulzim Bashën.
“SA MIRE QE BEN FUSHATE TI!
E NGATERROJ UNE APO ESHTE I NJEJTI QE KA THENE:
LULZIM BASHA TE GENJEN EDHE PER OREN?”, shkruan Braçe me ironi.
“Sa mirë që bën fushatë ti!”, Erion Braçe