Hajdutët kanë thyer shtëpinë e ish-kryeministrit italian Romano Prodi në kohën kur ai dhe bashkëshortja e tij nuk ishin aty, duke vjedhur bizhuteri në vlerë prej 30 milionë eurosh.
Policia italiane ka nisur hetimet lidhur me rastin, ndërkohë që Prodi ka thënë se “nuk është problemi te humbjet me vlerë monetare, por te vjedhja që i bën jetës së tij dhe të bashkëshortes, duke u vjedhur kujtimet e tyre”, shkruajnë mediat italiane.