Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një lajm të mirë. Rama bën të ditur se falë marrjes së dozës së parë të vaksinës, 369 mjekë janë tashmë më të mbrojtur nga virusi.
Rama bën të ditur gjithashtu se javë pas jave procesi i vaksinimit do të vazhdojë dhe do të rritet gradualisht edhe rritmi i këtij procesi.
“369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me #COVID19 janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium, në 6? ditët e para të vaksinimit, teksa procesi do të vijojë edhe sot, pa u ndalur.
Javë pas jave rrisim gradualisht ritmin sipas planit të vaksinimit
#ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan kryeministri Rama.