osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shteti paralel rreth spitaleve, gjykatave, burgjeve

Shteti paralel rreth spitaleve, gjykatave, burgjeve

Nga Alba Malltezi

Pas Anit, edhe Mbaresa tregoi publikisht historinë e saj, me tragjedinë e babait të shtruar me Covid në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Dy vajza, dy nëna, dy gra.

Nuk do të dëgjojmë shumë të tjerë, të dëshmojnë. Nuk e kanë guximin të tregojnë se si poshtërohen në kioska e lokale rreth spitaleve, institucioneve, duke paguar për të mbaruar punë. Si mund të tregojnë kur familjarët kanë shpëtuar, kur të paktën kanë në shtëpi njerëzit e tyre të shtrenjtë. Ani dhe Mbaresa jo.

Ndoshta do të ishte ndryshe nëse edhe dy prindërit e dashur do t’ia kishin dalë, kush pyet për paratë nëse jeta shpëton, shtohen edhe disa vite me nënën e babanë në krah.

Kuptohet nga dëshmitë e tyre që në spitalin “Shefqet Ndroqi”, krenaria e shëndetësisë sonë në këto kohë të vështira pandemie, ka dhe mjekë e infermierë të jashtëzakonshëm, të cilët kanë shërbyer në këmbim të asgjëje dhe ky është një ar që depozitohet në zemrën tonë, por mendja, puna duhet të fokusohet në anën tjetër të medaljes, në atë nga e cila duhet të çlirohemi përgjithmonë: Kioskëzimi rreth spitaleve, gjykatave, ministrive, burgjeve, universiteteve ku armata dhe shteti paralel i dinakëve dhe përfituesve mesa duket jeton dhe gëzon i paprekur si përherë në gjithë këto vite tranzicioni të gjatë.

“Tiret” si çimkat që sulmojnë një trup shteti të sëmurë nuk do të ngopen asnjëherë me viktimat e radhës. Ato do të shtohen, do të mbështeten, do të solidarizohen, e nuk kanë për të na lënë të marrim frymë. Njësoj si Mafia. Lindi për të mbaruar punë. Dhe kush mbaron punë gëzohet. Nuk flet. Mbyll gojën.

Në të gjitha skandalet më të mëdha në botë, edhe në vende më të përparuara e demokratike, nga një dëshmi, nga një rrëfim, nga një shembull personal, kanë ndodhur ndryshime të mëdha. Ani, Mbaresa tregojnë për sëmundjen e madhe në Shëndetësinë tonë. Nëse nuk i dëgjojmë, nëse nuk veprojmë, kushdo që do të duhet të mbarojë një punë, në vend të Shtetit dhe strukturave të tij, do të gjej Tiren e radhës që do ta ngushëllojë në çdo institucion. /Shqiptarja.com