Nga Adriatik Doci
Sali Berisha, përpos të tjerave, mban edhe vulën e kundërshtarit më të egër të medias dhe gazetarëve në Shqipëri, pas përmbysjes së regjimit komunist. Rrëmbimi dhe torturimi i gazetarëve, djegia e redaksive të gazetave, kërcënimet me vdekje dhe etiketimet si puçistë, shantazhet dhe baltosja e gazetarëve, kanë shënjuar si pushtetin e parë, ashtu edhe të dytë të Berishës.
Deputeti Spartak Braho, në librin e tij me titull “‘Masakroni’ Servet Pëllumbin”, flet edhe mbi metodat e Berishës për të goditur dhe frikësuar median kritike.
Braho rrëfen se mëngjesin e 22 marsit 1994 u telefonua nga Nikoll Lesi, i cili e njoftonte se Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka, në atë kohë gazetarë të gazetës “Koha Jonë”, ishin arrestuar për nxjerrje sekreti shtetëror dhe se pas arrestimit fshihej Berisha. Nikolla i kërkonte Brahos që të interesohej tek burgu pasi gazetarët kishin nevojë për avokat. Spartak Braho rrëfen për herë të parë nga takimi me Frangajn dhe Lekën në burgun në qelitë e burgut 313.
Berisha kishte përdorur ministrin e Mbrojtjes, policinë dhe prokurorinë për t’i futur në burg dhe më pas përdori gjykatat për t’i dënuar gazetarët. Hakmarrja e Berishës nuk do të ndalej, pasi tre vite më vonë, në 3 mars 1997, njerëzit e SHIK-ut famëkeq të Gazidedes, dogjën redaksinë e gazetës.
Pjesë nga rrëfimi i Spartak Brahos për çështjen ‘Meta’
“Ishte gdhirë, data 22 mars 1994. Telefoni binte pa pushim me zë të çjerrë. Zilja dukej ogurzezë. E ngrita dhe telefonuesi mu prezantua se jam Nikolla, Nikoll Lesi. ‘Spartak’ vazhdoi ai i alarmuar “kanë arrestuar Aleksandër Frangajn dhe Martin Lekën. Të lutem interesohu të shkosh në burg dhe t’i takosh. Kanë nevojë për avokat”.
“Po për çfarë akuzohen”, i thashë. “Kanë nxjerrë sekretin shtetëror në gazetën Koha Jonë. Denoncimin e ka bërë Zhulali, por ti e kupton se prapa tij është tjetri…i pari”.
“Mirë o Nikollë” i thashë “do shkoj t’i takoj, pastaj shohim… Mos u mërzit se aty është edhe Fatosi, i mban me gajret…”.
U nisa në drejtim të burgut 313, duke menduar se çfarë do t’i thosha Tanush Mulletit, drejtorit të burgut. Isha miqësuar më të dhe pasi i kërkova takim me gazetarët e burgosur, më lejoi duke më këshilluar kujdes se do të akuzohen rëndë. Kanë shkelur sekretin ushtarak… Ok, i thashë dhe qesha.
Takova Martinin dhe Aleksandrin. Dukeshin të trembur dhe të rënduar psikologjikisht, veçanërisht Sandri, i cili kishte hallin e nënës.
Biseduam gjerë e gjatë. E vlerësova menjëherë se akuzat kishin fiasko ligjore. Thjehstë bëhej fjalë për presion dhe hakmarrje me qëllim që t’i mbyllej goja gazetarëve.
I këshillova të mos mërziteshin, se besoj se do të kalojë gjyqësisht. “Jeni të pafajshëm”, thashë…
U ndava me ta duke ju rekomanduar që si avokat të angazhohet dhe Agim Tirana. Komedia gjyqësore e Prel Martinit u mbyll me dënmin e dy gazetarëve. Sali Berisha fërkonte duart se kishte bërë ‘zap’ median opozitare.
Në të dalë nga ndërtesa e burgut 313 takiva nënën e Sandrit dhe sapo të fejuarën e Martinit, që qëndronin të shqetësuara dhe të merakosura për të afërmit e ture ë rrëmbyr dhe ë burgosur në mes të natës.
Tnai jemi 26 vjet nga ngjarja e rëndë e arrestimit të dy gazetarëve. Ne vitet që kanë kaluar, pas dalje së tyre nga burgu ata ecën dhe bënë përpara në rrugën e zhvillimit të medias. Martini drejtoi për shumë vite RTSH, kurse Aleksandri themeloi dhe është pronar i Tv Klan. Por, për fat të keq rruga drejt biznesit i ka ndryshuar bindjet pasi ka harruar burgosjen dhe atë që e ka burgosur….”./Shqiptarja.com