osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pas Besa Shahinit edhe Saimir Tahiri rezulton me probleme me pasurinë

Pas Besa Shahinit edhe Saimir Tahiri rezulton me probleme me pasurinë

Saimir Tahiri u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe e mbajti këtë post deri në mars 2017.

Tahiri u rizgjodh deputet pak muaj më vonë, por u detyrua të largohej me dorëheqje nga parlamenti në maj 2018, për t’u përballur ‘si qytetar i thjeshtë’ me akuzat e Prokurorisë për implikim të tij në trafikun e drogës së kryer nga grupi i Habilajve.

Në shtator 2019, Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi akuzën e prokurorisë për përfshirjen e Tahirit në trafik droge, por e dënoi atë me 3.4 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u pezullua për 3 vjet. Tahiri e apeloi vendimin në Gjykatën e Apelit, e cila vendosi rikthimin e çështjes për rigjykim sërish në shkallë të parë.

Saimir Tahiri ka përfunduar studimet për drejtësi dhe është zgjedhur deputet për herë në parë në vitin 2009. Ai ishte gjithashtu kryetari i PS-së për degën e Tiranës që prej vitit 2011.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministrit Saimir Tahiri nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nga viti 2010 deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2010, Saimir Tahiri deklaronte pasuri familjare me vlerë 15.6 milionë lekë, ndërsa në vitin 2018, pasuria familjare rezulton në vlerën e 23.2 milionë lekëve.

Në qershor të vitit 2018, pasuria e Z. Tahiri përbëhet nga pasuria e patundshme me vlerë 12.3 milionë lekë, likuiditete bankare prej 9.3 milionë lekësh dhe kursime në cash prej 1.5 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 28.6 milionë lekë, nga të cilat 51% kanë si burim pagën e Z. Tahiri dhe rreth 48% pagën e bashkëshortes. Rreth 1.4% e të ardhurave kanë si burim shitjen e një automjeti.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 9 vite të deklarimit, nga të cilat njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Gjatë vitit 2017, Z. Tahiri rezulton me burime të pamjaftueshme financiare në vlerën e 3.3 milionë lekëve për të mbuluar shtesat e aseteve në depozita bankare, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” një kredi bankare të shlyer brenda vitit për mosrealizim qëllimi si dhe mospërputhjet e deklarimeve për likuiditetet bankare.

Më konkretisht në vitin 2015, Z. Tahiri deklaron marrjen e një kredie prej 2.1 milionë lekësh për shlyerjen e një detyrimi financiar, e cila është rikthyer në bankë në fund të vitit 2015 për mosrealizim të qëllimit. Subjekti sqaron në ILDKPKI se pas marrëveshjes së arritur në zyrën përmbarimore, detyrimi do të shlyhet çdo muaj në llogarinë e paditësve.

Sa i përket likuiditeteve bankare, Z. Tahiri dhe bashkëshortja e tij i deklarojnë herë si gjendje në fund të vitit dhe herë si shtesa/pakësime krahasuar me deklarimin paraardhës, gjë që e vështirëson kalkulimin e saktë të depozitave bankare.

Sipas analizës kumulative të kryer nga BIRN, subjekti dhe bashkëshortja e tij rezultojnë me 14.2 milionë lekë likuiditete bankare në mesin e vitit 2018, ndërkohë që Z. Tahiri deklaron se zotëron likuiditete bankare prej 9.3 milionë lekësh./BIRN