Ish Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ftuar në emisionin sportiv “Pasó” ka komentuar 60 vitet e tij si tifoz i skuadrës së Tiranës, si përqafoi ngjyrat bardhë e blu që 3 vjeç.
Topi ka komentuar rivaliteti me Partizanin, ndikimin negativ të politikës në sport dhe gabimin që nuk ia fal kryeministrit Edi Rama.
‘Unë duke e njohur shumë mirë jetën e sportit, sportiviteti të bën që të jesh vetëm objektiv, nuk mund të jesh subjektiv. Unë kam sjellë në tribunën e stadiumit njerëz që nuk kishin shkelur ndonjëherë në stadium. Duke i mbrojtur me autoritetin tim, personalitetin tim, tek e fundit ju kam nxjerrë fobitë.
Në momentin që inaugurohet “Air Albania Stadium”, ish-Presidenti i Republikës që shkonte në çdo ndeshje, ka qenë edhe Presidenti i Tiranës që njihet edhe si njeri i sportit, e ka tërhequr Z. Rama në tribunën e stadiumit, kur ishte Kryetar Bashkie dhe kishte fobi nga tifozët e Tiranës dhe i kam dhënë leksione se si mund të harmonizoheshin gjërat, nuk i çon ftesë ish-Presidentit të Republikës. Problemi është që gabime të tilla veshin njerëz që nuk kanë ndonjë lidhje organike me sportin.’-tha Topi.