Zv.kryeministri Erion Braçe ka dalë me një reagim ironik në rrjetet sociale pas intervistës që dha mbrëmjen e djeshme kryedemokrati Lulzim Basha.
Braçe vë në dukje deklaratat kontradiktore të Bashës që i bën sipas interesave të momentit.
“Lyli gjigand!
Kur do te kapi “PD-në” rrit moshen dhe thote kam qene komisioner/kontribues ne zgjedhjet e 22 Mars 1992!
(Pra lindur, rritur si cun politik ne komunizem).
Kur do te kape “QEVERINE” ul moshen dhe thote i pari qe s’jam lindur, rritur, shkolluar ne komunizem!
Karabush!”, shkruan Braçe.