osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Përmbytjet, Rama: Meta sa sheh ujë kërkon kamerdare! Ai me Lulin, Monikën dhe Saliun përdorin fatkeqësitë për politikë

Përmbytjet, Rama: Meta sa sheh ujë kërkon kamerdare! Ai me Lulin, Monikën dhe Saliun përdorin fatkeqësitë për politikë

Përmbytjet e ditëve të fundit në vend kanë rindezur debatet politike. Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrat Niko Peleshi dhe Milva Ekonomi kanë prezantuar dje masat e marra nga qeveria ndërsa pati dhe një përgjigje për akuzat e presidentit dhe opozitës.

Kryeministri Rama gjatë konferencës së djeshme akuzave të presidentit Ilir Meta se nuk është marrë asnjë masë për përmbytje, iu përgjigj me ironi duke thënë se Meta ngado ku sheh ujë kërkon kamerdare.

“Meta është në kërkim të një kamerdare dhe kudo që sheh ujë, shkon për të gjetur kamerdare dhe nuk e ndihmoj dot është puna e tij”, tha Rama. Ai reagoi më pas edhe në rrjetet sociale, si kundërpërgjigje ndaj kritikave të Lulzim Bashës.

Kreu i PD reagoi në rrjetet sociale mbi konferencën e kryeministrit. “Qindra mijëra njerëz nën ujë edhe sot sipas LB! Në fakt nën ujë janë Saliu, Iliri, Luli dhe Mona që duan ta bëjnë kamerdare edhe tërmetin edhe virusin edhe shiun edhe borën madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për kamerdare! Po halli është që s’i pret kush matanë”, tha Rama.

Rama flet për situatën e përmbytjeve

Gjatë konferencës së djeshme Rama sqaroi situatën e përmbytjeve duke bërë krahasimin me vitin 2010. Kryeministri tha se ndryshe nga e shkuara ku bëheshin investime për impakt elektoral, tani investimet janë bërë në mënyrë strategjike. Sipas Ramës, investimet e bëra në kanalet kulluese nuk janë të plota, pasi asnjë kanal nuk ka qenë i zhbllokuar, prandaj uji i reshjeve donte javë të tëra të tërhiqej. “Shifrat nuk i tregojnë të gjitha se nuk është çështja që thjesht i kemi trefishuar investimet, por edhe se ku kanë shkuar.

Është investuar në mënyrë strategjike jo taktiko-politike siç ndodhte në të shkuarën për impakt elektoral. Ne shohim këtu se është investuar për kanalet kulluese, por nuk kemi gjetur asnjë kanal që të jetë zhbllokuar plotësisht. Kjo është arsyeja pse përmbytjet vinin për pak reshje, por edhe donin javë të tëra të tërhiqej uji”, tha Rama. Kryeministri tregoi se investimi në këto situata ka bërë të mundur edhe përmirësimin e punës në çdo sektor si ai i kullimit dhe reformimin e strukturave përkatëse të emergjencës.

Kjo sipas kreut të qeverisë ka bërë të mundur funksionimin e hallkave shtetërore duke filluar nga ministri deri te kryeplaku. “Bazuar në sasinë e reshjeve me të cilat jemi përballur këtë herë dhe bazuar me shifra krahasimore me reshje në të shkuarën, ne do sjellim pasqyrën e situatës, që lidhet me punë të përditshme për këtë ditë, që lidhet me investimet e mëdha që janë bërë në sektorin e kullimit, që lidhet me reformën të gjithë strukturë dhe varësisë së Emergjencave Civile dhe ngritjen e shtetit në nivel tjetër, duke funksionuar të gjitha hallkat shtetërore, që nga ministri i Mbrojtjes tek kryeplaku”, u shpreh Rama.

Kryeministri deklaroi se kaskada e Skavicës do të vihet në funksion dhe do të balancojë çdo sasi uji për ta kthyer në energji. Rama tha se duhet ende punë megjithatë sipas tij nuk krahasohet përmbytja e 2010 me atë që ndodhi tani. “Duhet patjetër të punojmë përherë sa më mirë. E dimë se e mira nuk ka fund, por nuk krahasohet përmbytja e madhe dikur dhe ajo që ka ndodhur tani. Sot kemi bërë shumë punë. Kaskada e Skavicës do vihet në funksion dhe do mbyllë frikën dhe do balancojë kaskadën, duke bërë që çdo pikë uji të kthehet në energji. Ne fituam sfidën e menaxhimit, edhe falë vëmendjes 24 orë në 24 të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe aftësisë profesionale të drejtorit të KESH-it”, deklaroi Rama.