osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dosja “Hajdari” i alarmon të gjithë, gjykata nuk gjen dot dëshmitarin që takoi Berisha, presione e luftë në prapaskenë për “vrasjen e shekullit”

Dosja “Hajdari” i alarmon të gjithë, gjykata nuk gjen dot dëshmitarin që takoi Berisha, presione e luftë në prapaskenë për “vrasjen e shekullit”

Dosja e vrasjes së Azem Hajdarit duket se i ka alarmuar të gjithë, nga politika te drejtësia. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 20 vite nga “vrasja e shekullit”, ka ende shumë mistere për të, ndërsa nuk janë gjetur porositësit e vrasjes.

Rigjjykimi i Izet Haxhisë shtoi shpresat se do hidhej dritë mbi këtë vrasje, por deri më tani ka pasur vetëm zvarritje, stërkëmbësha dhe pengim të procesit. Sipas informacioneve, në prapaskenë po bëhet luftë e fortë që kjo ngjarje të mos zbardhet. Disa emra në politikë dyshohet se janë të përfshirë dhe për këtë arsye po luftohet fort që gjyqi ndaj Haxhisë të jetë një gjyq i thjeshtë, por jo të dalin detaje të pathëna më parë.

Sinjalet u dhanë që në seancat në fundit të 2020, pasi u bllokua dëshmia e ish-kryeministrit Sali Berisha, familjes Haklaj, Fatos Klosit dhe disa emrave të tjerë. Por personi që shihet si ai që mund të hedh dritë mbi gjithçka është Zenel Neza, ish-truproja i Azem Hajdarit. Kur ndodhi atentati ai ishte aty dhe mbeti i plagosur. Neza ka parë të gjithë dinamikën e ngjarjes, kush qëlloi me armë, diskutimet që kanë ndodhur mes Hajdarit dhe autorëve para ngjarjes, etj. Por personi i parë që e takoi atë pas ngjarjes ishte Sali Berisha.

Edhe pse duhej të ishin hetuesit apo prokurorët të parët që duhej të bisedonin me të, është e faktuar me foto e video se Sali Berisha bashkë me gazetarin Ylli Rakipi kanë biseduar me Zenel Nezën. Madje Ylli Rakipi ka dhe një diktofon që regjistron bisedën. Ky regjistrim nuk doli kurrë në skenë, ndërsa Zenel Neza u largua nga Shqipëria dhe mori azil në Belgjikë. Izet Haxhia dhe prokuroria kërkuan në gjykatë që Neza të merret si dëshmitar, pasi është i vetmi që ishte në vendngjarje.