Qytetarët shqiptarë në Itali kanë nisur nga dita e sotme, që të pajisen me kartë identiteti dhe pasaportë.
Procesi ka nisur në Konsullaten e Pergjthshme ne Bari.
Konsullja e Pergjithshme e Republikes se Shqiperise ne Bari Gentiana Mburimi shpjegon se ky sherbim do te ofrohet per te gjithe qytetaret rezidentë në rajonet e Puglias, Molises, Basilikates, Kalabrise, Sicilise dhe Sardenjes.
Në ceremoninë e inaugurimit, ku qytetarët e parë morën sot shërbimin për pajisje me këto dokumente, morën pjesë zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare dhe drejtori i ALEAT, Jean-Alain Jouan.