Taulant Balla u tregua i ashpër mbrëmjen e së premtes me Lëvizjen Socialiste për Integrim teksa nuk mungoi as ironia me PD.
Në studion e emisionit “Java ën RTSH” numri dy i socialistëve tha se në 25 Prill vota e demokratevë do të shkojë për Ilir Metën.
Madje Balla citoi edhe deklaratat e para tri viteve të Bashës, i cili sot LSI-në e ka aleaten kryesore.
“E vetmja gjë që bie dakord me Lulzim Bashën është thënia e tij se LSI është një parti që duhet çuar për skrap.
Kjo SHPK është krijuar jo mbi bazën e një ideologjie, por mbi bazën e një ekipi interesash.
Nuk është model i Europës që bashkëshorti është President dhe bashkëshortja është në parti opozitare.
Demokratët duhet ta kuptojnë se çdo votë për Lulzim Bashën është votë për Ilir Metën“, tha Balla.