osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ideja greke për “Certifikatën evropiane të Vaksinimit” josh BE-në, por kush del kundër

Ideja greke për “Certifikatën evropiane të Vaksinimit” josh BE-në, por kush del kundër

Bashkimi Evropian mbështet futjen e një çertifikate vaksinimi kundër koronavirusit, e cila do të “njihej reciprokisht”, tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, raporton AFP.

Në një deklaratë për mediat portugeze para vizitës së saj në Lisbonë sot, ajo tha se “është e rëndësishme nga ana mjekësore të kesh një certifikatë vaksinimi. Kjo është arsyeja pse unë mirëpres iniciativën e kryeministrit grek (Kyriakos Mitsotakis) për një certifikatë vaksinimi të njohur reciprokisht.”

“Nëse kjo do t’i japë përparësi ose akses ndaj mallrave të caktuara, është një vendim politik dhe ligjor që duhet të konsiderohet në nivelin evropian,” shtoi ajo.

BE do të diskutojë mbi bashkërendimin gjatë pandemisë në një samit të enjten e ardhshme.

Kundërshtimi i Presidentit të Rumanisë

Kryeministri grek Mitsotakis i bëri thirrje të martën BE për të futur një çertifikatë vaksinimi “të standardizuar” për të rritur turizmin, i cili është goditur rëndë nga pandemia e virusit koronar.

“Eshtë urgjente të arrihet një marrëveshje e përbashkët për krijimin e një çertifikate vaksinimi që do të pranohet nga të gjitha vendet anëtare,” shkroi njeriu i parë i qeverisë greke në një letër drejtuar shefes së KE, duke deklaruar se një çertifikatë e tillë do të ishte provë se një person është vaksinuar me sukses.

“Megjithëse nuk duam që vaksinimi të jetë i detyrueshëm ose parakusht për udhëtime, njerëzit që janë vaksinuar duhet të kenë lirinë për të udhëtuar,” tha kryeministri grek, duke shtuar se kjo do të inkurajonte njerëzit të vaksinohen, e cila është mënyra e vetme për “kthimin në normalitet”.

Por Presidenti rumun Klaus Iohannis foli kundër propozimit të Mitsotakis, duke thënë se nuk ishte “mirë të ndahej Evropa në dy pjesë”.