Partia Demokratike duket se do të kandidojë në Durrës, një ish-Miss.
Bëhet fjalë për Floriana Garon, e cila për disa kohë ka moderuar edhe një emission mode në Klan.
Kjo e fundit është parë në takime me drejtues të lartë të PD-së, ndërsa është takuar dhe me vetë kryedemokratin Basha.
Sipas portalit pranë PD, CNA, Basha i ka ofruar Garos një vend fituesi në listat e saj për qarkun e Durrësit.
Me sa duket Basha ka vendosur ta zëvendësojë Grida Dumën në Durrës me një të ngjashmen e saj, duke e “blinduar” këtë Qark, që udhëhiqet nga Edi Paloka dhe Xhaferraj.
Lajmi megjithatë nuk është ende zyrtar, ndërkohë që dihet se Garo prej disa vitesh jeton në SHBA, pasi u largua nga Shqipëria.