Vizitorët e ishullit Conrad Maldives Rangali tashmë kanë rastin të flenë me peshq, edhe pse kjo mund t’ju tingëllojë disi e pabesueshme. Kjo ndodh falë teknologjisë së avancuar, ku resorti turistik pritet t’i hapë dyert për mysafirët në vilën e parë në botë të ndërtuar nën det.
Vila, e cila ndodhet në ujë ka dy dhoma gjumi në pesë metra thellësi të detit, ku nuk mungon as tualeti e mobilet e shtrenjta. Ndërtimi i kësaj vile të njohur me emrin Muraka ka kushtuar jo më pak se 15 milionë dollarë, dhe mysafirët do të kenë rastin të shijojnë bukuritë nënujore të Oqeanit Indian.
Vila është dizajnuar nga kompania Croën e cila është e specializuar në prodhimin e akuariumeve të mëdhenj, brenda të cilit mund të vendosen orendi dhe gjësende tjera. Dhe një natë në këtë vilë tepër luksoze dhe pranë peshkaqenëve kushton £35,500.
Përshtati: Shqipëriaime.info