osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dosja e Adriatik Llallës, batërdi me pasurinë para largimit si Kryeprokuror dhe shtim dyshimesh për kërkesë azili në Gjermani

Dosja e Adriatik Llallës, batërdi me pasurinë para largimit si Kryeprokuror dhe shtim dyshimesh për kërkesë azili në Gjermani

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, pritet që të përballet me shumë telashe në Gjykatën e Posaçme. Procesi i gjykimit të tij sapo ka nisur dhe ai akuzohet për fshehje pasurie.

Ditët e fundit në media kanë dalë detaje nga dosja e prokurorisë kundër tij, ndërsa organi i akuzës ka siguruar prova të forta kundër ish-kryeprokurorit, i cili rezulton me një pasuri shumë herë më të lartë se kur hyri në organin e akuzës. Edhe gazeta ka siguruar detaje nga kjo dosje, ku pjesa që ka fundosur ish-kryeprokurorin është se blinte prona shumë lirë dhe i shiste shumë shtrenjtë.

Por sipas prokurorisë, pak muaj para se të mbyllte mandatin si Kryeprokuror ai ka bërë shumë lëvizje të dyshimta. “Në datën 15 mars 2017, kur kishte hyrë në vitin e fundit të mandatit si prokuror i përgjithshëm, Llalla bleu nga G. B 12.300 metra katrorë tokë me 600 lekë metri katror, për 7.380.000 lekë. Shitësi e mbajti vetëm tre muaj tokën si pronar, pasi e kishte blerë në fund të dhjetorit 2016 për 2 milionë e 460 lekë.

Brenda dy muajve pasi bleu këtë tokë, eksperti e rivlerëson këtë tokë me katërfishin e vlerës, pra me 2500 lekë metri katror dhe me vlerë përfundimtare 30.750.000 lekë. E njëjta skemë përdoret edhe në blerjen vazhduese, ku në të njëjtën ditë, 15 mars 2017 ai bleu 3 mijë metra katrorë tokë për 1 milion e 800 mijë lekë, me çmimin e favorshëm 600 lekë metri katrorë. Toka sërish i blihet G.B që sërish e kishte blerë për 600 mijë lekë tre muaj para shitjes kur ish-prokurori i Përgjithshëm e rivlerësoi këtë pasuri, ajo vlente gati pesë fish dhe i shkoi çmimi në 7 milionë e 500 mijë lekë”, thuhet në dosje.

Ikja në Gjermani

Ajo që të çudit në dosjen e prokurorisë është se vetë kreu i akuzës kishte frikë nga krimi i organizuar. Të paktën kështu shprehet në deklarimet që ka dhënë para prokurorëve, pasi ka dyshime edhe në këtë aspekt. Llalla ka deklaruar se pas arrestimit të Emiliano Shullazit është “arratisur” në Gjermani nga frika.

“Për shkak se ka qenë një ndër goditjet më të mëdha të kohës kundër grupeve kriminale e për shkak të mosbesimit se policia do i jepte mbështetjen e duhur, i ka kërkuar ndihmë SHISH, të cilët e kanë mbajtur dy javë në ruajtje e në vëzhgim”, ka rrëfyer ai për prokurorët. Por të gjithë e mbajnë mend këtë periudhë, pasi në atë kohë u deklarua nga mediat se Llalla ishte kërcënuar me mesazh në telefonin e tij celular.

Kjo ka bërë që ai të ikë në Gjermani bashkë me familjen, ndërkohë që ishin të shumtë ata që hodhën dyshime se Llalla kishte kërkuar azil. Ambasada gjermane në atë kohë u pyet nga mediat dhe as e mohoi as e kundërshtoi duke thënë se procedurat janë sekrete. Vetë Llalla nuk e mohoi kurrë. Por vetë fakti që Llalla e ka pranuar se ka ikur në Gjermani nga frika rrit dyshimet, por që nuk ka shkuar gjithçka sipas planit.

Verifikimet jashtë

Gruaja dhe fëmijët e ish-kryeprokurorit kanë jetuar për shumë kohë në Gjermani. Sipas dosjes, Llalla ka firmosur një kontratë qeraje me Nortbert dhe Gabriele Ochmann, ku bie dakord që në muaj do të paguajë 1175 euro qera. Kontrata ka pasur afat 1-vjeçar. Sipas të dhënave të marra nga Berlini, Llalla i ka paguar menjëherë në dorë paratë për 1 vit qera. Pra ai u ka dhënë pronarëve të banesës 14.100 euro kesh.

Por prokuroria ka ngritur dyshime këtu sepse Llalla në ILDKP ka deklaruar shpenzime për qera vetëm 7.050 euro, pra gjysmën e vlerës. Një tjetër aspekt i dyshimtë sipas organit të akuzës është ajo e shpenzimeve për shkollimin e fëmijëve në Bremen. Sipas dosjes, për shkollimin e tyre në llogarinë bankare të shkollës janë derdhur 45 mijë euro nga shtetasja Sabine Jaekel Meyer. Sipas prokurorisë kjo shumë është dhënë nga Llalla. Po ashtu ka dhe raste të tjera që pretendohet se ka shkelje.