Greqia ka regjistruar 599 raste të reja dhe 33 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit. 277 raste ishin vetëm në rajonin kryesor të Atikës, nga të cilat 50 në Athinë. Ndërkohë Selaniku kishte më shumë raste se kryeqyteti, plot 69 raste.
Në krahasim me një ditë më parë, Greqia ka një rënie të rasteve ndërsa viktimat janë shtuar.
Ndërsa në Shqipëri edhe pse janë kryer më shumë testime se një ditë më parë, rreth 3700 persona të testuar, numri i të infektuarve gjatë 24 orëve ka pësuar rënie në 660 raste të reja pozitive me covid-19 nga 707 raste të bilancit të së mërkurës, por çuditrishtë është më i lartë se në Greqi, kur numëri i vdekjeve është afro 8 herë më i ulët, gjë që duket e pabesueshme.
Gjatë 24 orëve kanë humbur jetën nga covidi 5 persona të moshave nga 48 deri 74 vjeç, duke e çuar në total numrin e vdekjeve në 1261.
Tirana vijon të jetë vatra më e nxehtë e përhapjes së virusit, pas saj rezulton Vlora, Kurbini , Durrësi dhe Lushnja. Aktualisht në 4 spitalet covid po marrin trajtim mjekësor 271 pacientë, 31 në terapi intensive prej të cilëve 4 janë të intubuar.
Njoftimi i MSH:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesuni për higjenën vetjake.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju njeh me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:
Janë kryer 3695 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 660 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 250 raste në Tiranë, 39 raste në Vlorë, 34 raste në Kurbin, 33 raste në Durrës dhe Lushnje, 26 raste në Kavajë, 23 raste në Krujë, 22 raste në Berat, 19 raste në Fier, 17 raste në Kamëz, 16 raste në Sarandë, 11 raste në Shkodër dhe Mat, 10 raste në Lezhë, Ura Vajgurore, 8 raste në Librazhd, Klos, Gramsh, 7 raste në Prrenjas, 6 raste në Mirditë, Shijak, Vorë, 5 raste në Pogradec dhe Kuçovë, Mallakastër, 4 raste në Korçë, Rrogozhinë, Vau Dejës, 3 raste në Kukës, Divjakë, Dibër, Skrapar, 2 raste në Elbasan, Tropojë, Belsh, Patos, Cërrik, Poliçan, 1 rast në, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Selenicë, Malësi e Madhe, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 386 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,246 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 48-74 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.