osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Emigrantët, PS propozon votë me postë për zgjedhjet e 2025

Emigrantët, PS propozon votë me postë për zgjedhjet e 2025

Partia Socialiste kërkon që në zgjedhjet e 25 prillit, votimi dhe numërimi elektronik të testohet vetëm në një ZAZ dhe jo në dy qarqe. Ndryshimin e propozimit fillestar, Sekretari Organizativ i socialistëve, Arben Pëllumbi e argumenton me koston e lartë të procesit që shkon rreth 10 milionë euro dhe kohën e pamjaftueshme. Megjithatë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i është lënë në dorë të marrë vendimin.

“Ne e shikojmë të arsyeshme që për ta bërë të mundur këtë lloj votimi, të mund ta bëjmë vetëm në një KZAZ sepse fatura është shumë e madhe dhe rrezikohet që mos të bëhet asgjëkund, pra të mos testohet fare votimi elektronik. Besojmë që Tirana është qarku më i përshtatshëm dhe ndoshta KZAZ më e përshtatshme për ta bërë këtë gjë, por nuk është o Tirana, o s’ka, rëndësi ka që të testohet”, tha Sekretari Organizativ i PS.

Ndërkohë, dy përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në KQZ, Ivi Kaso dhe Altin Kaziaj, të kontaktuar nga Euronews Albania deklaruan se PD dhe LSI i qëndrojnë propozimit të tyre për votimin dhe numërimin elektronik në qarkun e Fierit dhe të Korçës.

Edhe vota e emigrantëve ka qenë pjesë e diskutimit që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi me partitë politike një ditë më parë. Për këtë Arben Pëllumbin thotë se partia e tij kërkon që emigrantët të votojnë me postë, por jo në 25 prill por 4 vite më vonë.

“Në 25 prill do të votohet siç është votuar në të gjitha zgjedhjet e deritanishme. Kush dëshirojnë nga të gjithë bashkudhëtarët tanë që jetojnë jashtë kufijve duhet të vijë të votojë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ky diskutim që kemi bërë, kjo procedurë që kemi nisur ka të bëjë me zgjedhjet e tjera, me zgjedhjet e vitit 2025. Ne dje si Parti Socialiste kemi shprehur mendimin tonë për ta realizuar votimin me postë”, tha ai.

Ndërkohë, KQZ ka publikuar një projektvendim që ndodhet në fazë konsultimesh, ku propozon që emigrantët të regjistrohen në një sistem që do ndërtohet nga KQZ, që parashikon se shtetasit me banim jashtë territorit të Shqipërisë të regjistrojnë të dhënat e tyre.