osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shpëtim Idrizi, paralajmëron Lulzim Bashën: Kujdes, nuk jemi në tregun e gjësë së gjallë!

Shpëtim Idrizi, paralajmëron Lulzim Bashën: Kujdes, nuk jemi në tregun e gjësë së gjallë!

Kryetari i Partisë Demokratike për Integrim dhe Unitet thekson se koalicioni opozitar duhet t’i shërbejë qëllimit të përbashkët për të ardhur të pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit.

I ftuar në Top Talk, Shpëtim Idrizi deklaron se është i gatshëm të bashkëpunojë por është shumë i rëndësishëm mirëbesimi dhe vlerësimi i peshës elektorale të partive në koalicion.

“PDIU i ka filluar negociatat me PD por më duhet të theksoj përqasjen tonë. E shohim si bashkim të të gjitha partive që kanë një qëllim, në kushtet e mirëbesimit dhe peshës elektorale ndër vite. Të bëjmë një front opozitar përballë ndryshimit të madh që kërkojnë qytetarët.

Unë refuzoj që ta quaj këtë këtë marrëveshje të gjësë së gjallë. Nuk është kështu. E shoh si sinergji dhe koalicion opozitar. Sigurisht që primatin e ka PD por PDIU nuk do të futet në listat e PD-së”.

Sipas tij marrëveshje duhej bërë më parë por ndërhyrja e mazhorancës në kodin zgjedhor e kanë vështirësuar punën: “Marrëveshja me opozitën është një marrëveshje që duhej bërë më parë, sot duhet të ishim duke bërë marrëveshje me popullin, por është pasojë e ndryshimeve të njëanshme që iu bënë kodit zgjedhor dhe rregullave të lojës. Rama e futi këtë element për të krujuar tension mes nesh.”

Idrizi është i bindur kur thotë se PDIU nuk do të dalë e pakënaqur nga ky koalicion or megjithatë thotë se partia që drejton ka shumë rrugëzgjidhje të tjera.

Sipas tij vendimet duhet të merren për qëllimin e përbashkët por nuk do të lejojë që të mos marrë atë që i takon. “PDIU, është parti e matur elektoralisht që nga viti 2010. Në bazë të peshës tonë specifike, normal që jam i detyruar të ruaj edhe elektoralin e PDIU-së dhe kauzën e saj. Unë nuk mund ta negocioj PDIU-në edhe qoftë për arsye personale”.

“Nëse nisemi nga qëllimi, nga pesha specifike, mirëbesimi dhe nevoja e arsyeshme e të dy palëve për ta gjetur zgjedhjen, ne jemi të gatshëm që të negociojmë”, thekson Idrizi.

Një ditë më parë, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, që po ashtu po negocion në koalicionin opozitar theksoi rëndësinë e transparencës brenda koalicionit dhe se kandidatët e duhur duhet të mbështeten nga të gjithë.