Aktori i madh i humorit shqiptar, Agron Llakaj ka bërë një rrëfim ndryshe mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Tempora’. Me modesti Llakaj tregoi se ka qenë ai që ka krijuar ‘Portokallinë’.
Jo vetëm kaq, por ai u shpreh se ka hasur edhe një mohim të autorësisë së emisionit dhe se ka qenë ai që i ka marrë në punë grupin themelues të “Portokallisë”
“Ashtu siç arrita të ndërtoja një Portokalli ,nuk e kam ndërtuar vetëm sepse nuk kam nevojë që të më thotë shiko se je ti komandanti ,është si puna e asaj që ke bërë luftën dhe thonë çfarë ke bërë ti i marrin të tjerët meritat, patjetër që Portokallia, është akademia e humorit po të shikosh gjithandej janë gjurmët e Portokallisë dhe natyrisht nuk është mohim i procesit të zhvillimit nuk kemi pse të jemi xheloz për talentet e reja.
Ndesha në mohimin e këtij respekti, kësaj mosmirënjohje duke dëgjuar deri pardje sa mirë që Dritan Hoxha, takoi filanin dhe i tha ti do bësh Portokallinë, nuk janë kështu gjerat nuk kam dashur të flas. Çfarë kanë qenë grupi themelues i Portokallisë i ka marrë Agron Llakaj në punë, u ka dhënë dhe rrogën e parë dhe pastaj kalojnë ca kohë dhe dalin e flasin. Dritan Hoxha ka qenë i pari që më ka besuar. Deri në momentin që unë jam njohur me Dritanin, ai që më ka sugjeruar për të qenë aty ka qenë Filip Çako”– tregon ai.
Gjithashtu Llakaj gjatë bisedës përmendi dhe një ndër rolet e tij atë të “Anesë”. Aktori tregoi se ky personazh është imitim ku ka bashkuar karakterin e nënës së tij dhe vjehrrës.