osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Udhëheqësit ushtarakë amerikanë paralajmërojnë trupat kundër dhunës politike

Udhëheqësit ushtarakë amerikanë paralajmërojnë trupat kundër dhunës politike

Mes shqetësimeve për ripërtëritjen e dhunës në ditën e inaugurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden, udhëheqësit e lartë të ushtrisë amerikane lëshuan një deklaratë me shkrim për të gjithë pjesëtarët e shërbimit, se dhuna vdekjeprurëse në Capitol javën e kaluar, ishte një veprim anti-demokratik, kriminal dhe se liria e shprehjes nuk i jep askujt të drejtën për të ushtruar dhunë.

Deklarata e nënshkruar nga të gjithë anëtarët e Shtatmadhorisë gjithashtu u kujton ushtarakëve se zoti Joe Biden është zgjedhur si presidenti i ardhshëm dhe do të marrë detyrën më 20 janar.

Një deklaratë e tillë në formë memorandumi është e pazakonshme për faktin se shefi i Shtatmadhorisë, gjenerali Mark Milley, u ndje i detyruar t’ju kujtojë pjesëtarëve të shërbimit se është e gabuar të prishësh procesin kushtetues. Kjo pasoi përpjekjet e agjencive për zbatimin e ligjit që të përcaktojnë shkallën e plotë të veprimtarisë kriminale në Kapitol dhe të zbulojnë shkallën e pjesëmarrjes në to të pjesëtarëve aktual dhe ish pjesëtarëve të ushtrisë.

Tashmë është vërtetuar se disa veteranë ushtarakë morën pjesë në trazirat në Kapitol, por shkalla e ndonjë përfshirjeje të ushtarakëve në detyrë, nuk është përcaktuar. Senatorja Tammy Duckworth, një veterane e Luftës në Irak, të hënën i shkroi Departamentit të Mbrojtjes duke kërkuar që të bashkëpunojë me FBI-në dhe Policinë e Kapitolit për të hetuar nëse pjesëtarët aktiv apo të pensionuar të forcave të armatosura ishin pjesë e “komplotit për kryengritje” kundër qeverisë.

Deklarata e Shtatmadhorisë nuk aludonte drejtpërdrejt në përfshirjen e ushtarakëve. “Ishim dëshmitarë të veprimeve brenda ndërtesës së Kapitolit, që nuk ishin në përputhje me sundimin e ligjit”, thuhet në deklaratë. “E drejta e lirisë së fjalës dhe tubimit, nuk i japin askujt të drejtën të përdorë dhunë”.

“Si pjesëtarë të shërbimit, ne duhet të mishërojmë vlerat dhe idealet e kombit. Ne mbështesim dhe mbrojmë Kushtetutën. Çdo veprim për të prishur procesin kushtetues nuk është vetëm kundër traditave, vlerave dhe betimit tonë; është në kundërshtim me ligjin”. Në prag të inaugurimit javën e ardhshme dhe largimit të presidentit Donald Trump nga detyra, Garda Kombëtare po përgatitet për të siguruar mbështetje për agjencitë e zbatimit të ligjit. Nuk ka asnjë plan për të përdorur forcat aktive në operacionet e sigurisë./VOA