Si president i Turqisë që nga viti 2014, Reçep Tahip Erdogan ka zhvendosur gradualisht sistemin demokratik të vendit drejt autokracisë. Si njeriu i 56-të më i fuqishëm në botë, Erdogan ka forcuar vazhdimisht fuqinë dhe pasurinë e tij.
Ai ka bllokuar protestat demokratike në Stamboll dhe qeveria e tij është dënuar gjerësisht për burgosjen e gazetarëve, kundërshtarëve politikë dhe akademikëve.
Në korrik të vitit 2016-ës, ai mbijetoi në një përpjekje për ta larguar nga pushteti, megjithëse shumë ekspertë kanë pyetur nëse grushti i dështuar ishte një “flamur i rremë” i projektuar për të ndihmuar Erdoganin të spastrojë më tej armiqtë politikë.
Duke parë të ardhurat e tij në vitin 2015, presidenti turk fitoi gjithsej 58 milionë dollarë ndërmjet vitit 2014 dhe 2015. Ai ka pasur fitime të mahnitshme dhe të ardhura personale që vijnë nga burime të ndryshme si investime, aksione, dhe shitje pronash.
Paga e Rexhep Tajip Erdogan është vlerësuar në 17,000 dollarë në baza mujore, shkruan syri.net. Por Erdogan ka të tjera investime të cilat kanë çuar drejt pasurisë së tij marramendëse.
Ai ka një marrëveshje miratimi të nënshkruar me kompaninë kozmetike “ CoverGirl” e cila i jep atij një pjesë të madhe të të ardhurave të saj.
Për më tepër, ai zotëron një ekip futbolli të quajtur “Engjëjt e Stambollit”.
Ai gjithashtu zotëron rrjetin e tij të restoranteve të quajtur “The Fat Erdogan Burger” dhe kohët e fundit ai ka nisur markën e vet të vodkas të quajtur “Pure Wondererdogan”.
Të gjitha këto investime tregojnë aftësinë e tij në biznes, e cila duket se kombinohet më së miri nga aftësitë e tij politike dhe administrative.