Kur gazetarët e ligjbërësit të vijnë nesër në ndërtesën e Kongresit amerikan, do të ketë surpriza të habitshme prej qindra ushtarëve të Gardës Kombëtare që po flejnë sot në dyshemetë e mermerta të ndërtesës.
Në pamjet qe ngjajne me një vend në gjendje lufte, shihen mburojat e tyre të vendosura pranë çantave të shpinës, dhe shishe uji në këmbët e efektivëve, disa prej të cilave të vendosura pranë statuajve të mermerta të ish-presidentëve.
Pamjet që po bëhet virale në internet janë ato të vetëm një pjesë të rreth 15,000 trupave që janë dislokuar në Uashington pas trazirave të javës së shkuar, dhe do të qëndrojnë aty deri në inaugurimin e presidentit të ri Joe Biden.
Mediat thonë se 2,000 anëtarë të Gardës Kombëtare janë tashmë në Capitol Hill me pajisje dhe veshje të rënda.
Ndërsa më shumë se 6000 kanë udhëtuar drejt kryeqytetit dhe deri të shtunën pritet të arrijnë në 10 000.
“Garda Kombëtare ka ardhur për të siguruar tranzicionin paqësor të pushtetit dhe mirëqenien e amerikanëve”, tha drejtuesi i forcës Major Renee Lee për rrjetin Fox News.
“Teksa ushtarë e pilotë kryejnë turne të ndryshme në detyrë, ata kanë dhe periudha të ndërmjetme para se të vendosen në postet e tyre. Personali i Gardës po vazhdon të vijë në Uashington dhe po merren masa për akomodimin e tyre”, shtoi ai.