Sipas një shkrimi të gazetës gjermane ‘Bild’, kancelarja Angela Merkel ka inkurajuar personalisht kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për përpjekjet e tij për të ulur në tryezë bisedimesh liderët e Turqisë dhe të Greqisë.
Turqia dhe Greqia, dy shtete që kanë pasur konflikte historikisht, së fundmi janë konfiktuar për ishujt në Detin Egje.
BILD në shkrim e cilëson Ramën si “ndërtues të urave të komunikimit”.