Agron Duka, ish- ministër në kohën kur qeveriste PS, shpesh ishte në qendër të akuzave të kreut të opozitës së asaj kohe. Sali Berisha e etiketonte si pjesë të Klanit të Zemunit shqiptar.
Tani Agron Duka ka blerë aksionet e PAA-së Xhuvelit dhe është kthyer në një opozitarë të flaktë, megjithëse ka qenë “socialist i tërbuar”. Ai deklaronte se është njeri besnik dhe se i ka qëndruar gjithmonë besnik kësaj partie, edhe pse ka pasur oferta nga Ilir Meta.
Në atë kohë, “besniku socialist” replikonte me Berishën, por sot është pjesë e sofrës pa mysafirë të PD-së, madje në krye të sofrës, në Qarkun e Durrësit.
“Saliu gjithmonë këput dokrra e pallavra, sa që bëhet edhe qesharak. Por saktësisht Berisha, si kryetar të Klanit të Zemunit, të fantazisë së tij, nuk më etiketon vetëm mua. Tani shkoni dhe pyesni Saliun se ç’u bë me Klanin e Zemunit shqiptar? Me këtë dua të them se zhurmat e tij janë gjithmonë qesharake. E di mirë Berisha se çfarë bën ai klan, atje ku është,” tha Duka.
Gjithashtu anëtari i Klanit të Zemunit, gjithmonë sipas Berishës, në atë kohë ishte dakord me programin e socialiste për vendosjen e taksës progresive, që Luli me të ardhur në pushtetin që ëndëron, do ta zëvëndësoi me taksën qesharake të 9%-shit
“Eshtë normale që në një vend kapitalist, siç pretendojmë të jemi, kush fiton më shumë, duhet të tatohet më shumë. Mendoj se programi i PS është absolutisht fitues”,deklaronte dikur Duka
Sot Lulzim Basha ka nënshkruar marrëveshje me anëtarin e Klanit të Zemunit, Agron Dukën për zgjedhjet e 25 Prillit.
Mësohet se Duka i ka kërkuar Bashës që të ketë një vend të sigurtë në listën e Durrësit.
Lideri demokrat ka pranuar që Duka të jetë në tre emrat e parë të listës së koalicionit në qarkun e Durrësit, praktikisht te pjesa fituese.
A do reeagoi Berishës, për vendosjen e emërit të “Dukës së krimit” në zonën fituese?! Pse do vendoset në listë i treti?! Siç duket i treti është gishti i mesit dhe PD nuk beson se mund të marrë katër deputet, por të tretin dhe të tetin. Apo do jenë të lumtur të marrin dy dhe Duka si lojtar rezervë /Ekskluzive.al