Bie qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte në Itali, pasi drejtuesi i “Italia Viva” Matteo Renzi ka tërhequr 2 ministra të tij nga qeveria.
Një akt që krijon një krizë politike në Itali, në një kohë që vendi përballet me pandeminë e Covid-19.
Lajmi u konfirmua nga vetë Renzi përmes një konference për media, ku njoftoi dorëheqjet e Teresa Bellanova-s dhe Elena Bonetti-n.
Mediat italiane raportojnë se Partia Demokratike u përpoq deri në fund të ndërmjetësonte, dhe vet kryeministri Conte punoi në një dokument të përbashkët që do të nënshkruhej nga aleatët për ta mbajtur koalicionin.