Juristi Romeo Kara përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se çfarë fshihet pas kërkesës për shkarkimin e menjëhershëm të Donald Trump nga detyra e Presidentit, ndërkohë që i kanë mbetur edhe vetëm 18 ditë derisa t’i mbarojë mandati.
Sipas juristit Romeo Kara e gjitha kjo bëhet për të dënuar sulmin e paprecedentë që ndodhi në Kapitol dhe për t’iu dhënë mesazhin të gjithëve që politikanët nuk janë të paprekshëm dhe askush nuk duhet të prekë sigurinë juridike.
Kara nga ana tjetër shkruan se në vendin tonë nuk ekziston sigurua juridike dhe e gjitha kjo sipas tij ndodh se ne vendin ia kemi ofruar kurban politikës.
Postimi i plotë:
E kam vleresuar Trumpin lidhur me rikthimin e investimeve në USA, uljen e papunesise atje dhe gjallerimin e ekonomise amerikane.
Padyshim qe ai mbetet presidenti amerikan, qe e drejtoi teresisht si korporate vendin e tij, duke forcuar perkohesisht ekonomine amerikane, por duke demtuar pozitat nderkombetare të USA-s.
Edhe pse i mbeten vetem pak dite qendrimit te tij në krye të presidences amerikane, establishmenti amerikan po merr në konsiderate nje largim të parakohshem te tij, lidhur me ngjarjen e Kapitolit në Uashinton.
A nuk mund të presin ata edhe 18 dite derisa të mbaroje mandati i tij? Sigurisht qe po.
Atehere cili mund të jete qellimi i nje largimi të tille?
Une mendoj se, eshte pikerisht denimi i precedentit të ndodhur, qe kurre në të ardhmen, të mos perseritet nje dhunim i Kapitolit, nje mosnjohje e rezultatit të zgjedhjeve dhe nje tendence për moskalimin paqesor të pushtetit nga njeri president tek tjetri.
Nje mase e tille do t’i sherbente as me shume e as me pak, asaj qe politikanet skrupuloze e shikojne si të paprekshme, sigurise juridike.
Edhe nese kjo mase nuk do të behet realitet, mesazhi u dha: askush nuk duhet të guxoje te preke sigurine juridike.
Fatkeqesisht në fshatin tone, ku sundojne tre siguruesa juridike, secili për hesap të tyre, vetem siguria juridike e vendit, nuk eshte në rend të dites.
Behet fjale për sigurine e jetes, shprehjes se lire, prones, fese, organizimit politik, sindikativ, e shume aspekte të tjera, të cilat mund të jene në leter, por kurre te realizuara në keto 30 vite të regjimit oligarkise se hajduteve.
Keshtu do të ndodhe persa kohe vendin ia kemi ofruar për kurban politikes.