Bixhozxhi patologjik, i njohur më tepër si kumarist sesa gazetar këto 2 dekadat e fundit, Andi Bejtja i mbetur pa punë mundi të rekrutohet nga Shkëlzen Berisha në televizionin lokal Syri.
I varur skajshmërisht nga bixhozi, i papërmbajtur e i pakontrolluar nga shpenzimet e parave, gazetari Bejtja është larguar me ceremoni nga dy televizionet ku punonte drejtor lajmesh Tv Klan dhe Agon Channel si dhe nga një Casino në qendër të kryeqytetit.
Nga televizionet e larguan për papërgjegjshmëri profesionale se u vinte gjoba bizneseve e u kërkonte lekë në këmbim të lajmeve, në casino ia kanë ndaluar hyrjen dhe e kanë hedhur në gjyq se borxhi i tij tek luante veresije kishte arritur shifrën 120 mijë euro. I shkatërruar e i dërmuar nga bixhozi, gazetari Andi Bejtja divorcohet nga tre të fejuarat dhe nga gruaja e parë, shet dy shtëpitë dhe tre makinat, u merr rreth 390 mijë euro borxhe biznesmenëve pranë partisë LSI dhe pasi katandiset trokë nga paratë që shpenzonte dy herë në javë në Casino Splendid në Mal të Zi, i dorëzohet i tëri Ilir Metës i cili i gjen edhe nusen e rradhës.
Noterja beqare Sonila Bejtja, anëtare dhe militante e flaktë e LSI-së ngarkohet me dy misione të rëndësishme:
-të bëhet gruaja e gazetarit
-ti shërbejë presidentit në Gjykatën Kushtetuese.
Horrori gjyqësor fillon këtu. Noterja Bejtja propozohet nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për anëtare të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë pa punuar as edhe një orë të vetme prokurore ose gjyqtare dhe pa kaluar procesin e vettingut. Presidenti pasi merr propozimin dhe e dekreton brenda ditës gjykatëse supreme në datën 28 dhjetor.
Tani e tutje shumë çështje delikate të mbetura pezull në Shqipëri do gjykohen nga marjoneta e Ilir Metës dhe nga gruaja e bixhozxhiut. Fundja Ilir Meta do e përdori gjykatësen për përfitime politike por mos harroni gazetarin e mbytur në borxhe. Ju paralajmëroj ju palët akuzuese dhe të akuzuara kur çeshtjet tuaja gjyqësore të gjykohen nga Sonila Bejtja duhet të keni kujdes. Do ketë dorën e rëndë kjo gjyqtare se deri tani ka 520 mijë euro borxhe të pashlyera të burrit të saj…
Dhe kur dëgjoj në televizor tek flet i revoltuar për mishin e Nusretit ky bixhozxhiu patologjik më vjen të konvertohem në vegjetarian e të shkoj të jetoj në Savër të Lushnjes.
Shënim orientues./ Në foton ilustruese burri është ai i pari majtas.