Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një mesazh tepër domethënës.
Përmes një video Rama tregon sesi falë ndërhyrjes së qeverisë që ai drejton, pavarësisht reshjeve të furishme të shiut të pak ditëve më parë në vendin tonë, Fushë-Kruja nuk u përmbyt dhe u zhyt në llucë e lagështirë sikurse ndodhte vite më parë.
“MIRËMËNGJES
dhe me arsyen pse hyrje-dalja e Fushë – Krujës bashkë me qindra banesa e familje nuk u përmbytën këtë herë, siç përmbyteshin 3 e 4 herë në vit kur qeveriseshin nga të mbyturit në politikën e sharjeve, shpifjeve, akuzave, e pastaj mbeteshin me javë në llucë e në lagështirë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.