Ish-kreu i Qarkut Kukës, Abedin Oruçi i ka nxjerrë armën punonjësve të Policisë.
Bëhet me dije se ish zyrtari ka dëmtuar disa prej punuonjësve të Policisë.
Mësohet se 5 efektivë policie në Kukës, janë përballur me Oruçin dhe i kanë kërkuar të dorëzohet, por ky i fundit iu ka nxjerr pistoletën. 5 efektivët e policisë raportohet se kanë mbetur të plagosur, por nuk dihet nëse janë qëlluar me armë nga Oruci.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie dhe 2 prokurorë të Kukësit.
Më datë 20.10.2020, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasin A.O., 54 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës” si dhe “Pushtimi i tokës” . Po punohet për kapjen e shtetasit A.O.