osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dëmtimi i Urës së Zogut, Forumi: Pritej, MK e zënë me shkatërrimin e vilave monumentale

Dëmtimi i Urës së Zogut, Forumi: Pritej, MK e zënë me shkatërrimin e vilave monumentale

Ura me harqe ose siç të gjithë e njohin si Ura e Zogut, si pasojë e reshjeve intensive dhe prurjeve të shumta që ka pasur lumi Mat është dëmtuar.

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shprehet se kjo është ngjarje e paralajmëruar, dhe ka publikuar dhe disa foto të dëmtimit të urës monument kulture.

“Sa rëndë! Fundja kjo që ndodhi ishte kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar, por Ministria e Kulturës ka qenë e zënë me shkatërrimin e vilave monumentale në Tiranë”, shprehet FMT.

Nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore u bë me dije se për shkak të situatës aktuale, si rrjedhojë e reshjeve të ditëve të fundit, u krye inspektimi në Urën e Matit, nga specialistët e IKTK dhe të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër, të cilët monitoruan nga afër situatën aktuale të urës, për të vijuar më tej me marrjen e masave të nevojshme.

Por për Forumin e Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore ura monument kulture prej kohësh ka qenë pa vëmendje. “Shikoni në çfarë gjendje e kanë lënë urën monument kulture kategoria I, pa parmakë, pa tulla asfaltide, pa mbrojtje të betoneve dhe pa përforcim të themeleve.

Tani për çfarë shkojnë aty? Apo ta ndreqin si ndreqin urën e premtuar të Hoshtevës? Qyfyre”, shkruan Forumi. Ura gjendet në Milot dhe bën të mundur lidhjen e dy ekstremeve të lumit, me një gjatësi rreth 490 m dhe gjerësi rreth 6 m. Ura e Zogut është një nga më të veçantat për strukturën e saj arkitekturore. Stili i harqeve i japin asaj vlerë muzeore. Ajo gjendet në të djathtë të rrugës që të çon në Mirditë, në të dyja ekstremet e lumit Mat, që nga viti 1927.

E quajtur për shumë vite Ura e Zogut, vetë mbreti ishte ideatori i ndërtimit të kësaj ure shumë funksionale, sidomos për kohën. Ato vite ajo ishte një portë e domosdoshme për të hyrë në Shqipërinë e epërme që përfshin Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Tropojën, Kukësin, Pukën etj. Ura është projektuar nga një inxhinier italian dhe pothuajse e gjithë baza materiale u soll nga italianët.

Zbatimi i projektit u bë nga një inxhinier shqiptar, Gjovalin Gjadri, që ka projektuar rrugën automobilistike Milot-Burrel, që kalon nga livadhi i Turkut nëpër Mirditë. Sipas shtypit të kohës, ura është ndërtuar brenda një viti dhe dallohej për madhështinë e saj.