Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’i kthejë përgjigje të gjithë akuzave të mbërritura në drejtim të tij gjatë ditëve të përmbytjeve me anë të një video.
Rama ka publikuar pamjet nga një nga rrugët e qytetit të Vlorës, ku ka bërë krahasimin se si përmbytjes gjatë qeverisjes së shkuar dhe si është tani.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga e njëjta rrugë në zonën historike të Vlorës, marrë nga i njëjti kënd pas të njëjtave rreshje shiu, duke u thënë të gjithë atyre që përqeshnin këto ditë “përmbytjen” e Vlorës (apo në përgjithësi atyre që s’e bëjnë dot dallimin mes të sotmes e të djeshmes kur bie shi)!
Eshtë koha për ta freskuar pak kujtesën, si edhe duke i garantuar të gjithë se edhe në këtë drejtim, më e keqja ka ikur ka kohë pas krahëve tona dhe më të mirën e kemi të gjithën përpara (e do ta arrimë me edhe më shumë punë akoma), ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.