osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vuloset largimi i Tushës nga KED, të enjten i merr frenat Ervin Pupe, prioritet 3 anëtarët e fundit të Kushtetueses

Vuloset largimi i Tushës nga KED, të enjten i merr frenat Ervin Pupe, prioritet 3 anëtarët e fundit të Kushtetueses

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, nga dita e enjte do të drejtohet nga Ervin Pupe. Vitore Tusha nuk do të jetë më në krye të këtij organi, ndërsa po ashtu shumë shpejt do të ikë dhe nga drejtimi i Gjykatës Kushtetuese.

Më 4 dhjetor u hodh shorti për KED e re dhe Tushës nuk i ranë goglat, ndërsa sipas ligjit Këshilli drejtohet nga anëtari i Gjykatës së Lartë, që është zoti Ervin Pupe. KED njoftoi dje se mbledhja e parë e konstituimit të institucionit do të mbahet më 14 janar. “Në datën 14 janar 2021 ora 14.00 thirret mbledhja e parë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, e zgjedhur me short për të ushtruar funksionet kushtetuese për vitin kalendarik 2021.

Kjo mbledhje thirret me këtë rend dite: 1. Konstituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me përbërjen e zgjedhur për të ushtruar funksionet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore për vitin kalendarik 2021. 2. Çështje të mbështetjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me mjete buxhetore, personel administrativ, ambiente dhe pajisje pune nga Gjykata e Lartë për vitin 2021”, njoftoi KED. Fundi i vitit 2019 dhe viti 2020 sollën një luftë të fortë për dominimin e KED.

Arsyeja ishte zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi dhe nga Presidenca. Politika luftoi fort të fuste të besuarit e saj dhe në disa raste ja doli. Ishte presidenti që bëri luftë të madhe që në krye të KED të ishte Vitore Tusha dhe ia doli. Por tashmë ajo nuk do jetë më dhe KED do të ketë rol akoma dhe më të madh. Kuvendi dhe Presidenca zgjidhën nga 3 anëtarë në Kushtetuese, ndërsa sipas Kushtetutës, 3 do i zgjedhë Gjykata e Lartë.

Këta 3 emra do vendosin balancat dhe pritet të ketë një luftë të madhe. Topi momentalisht është te Këshilli i Lartë Gjyqësor. Që Gjykata e Lartë të përzgjedhë emrat duhet të ketë kuorumin. Sipas ligjit, ajo duhet të ketë 19 anëtarë dhe që të marrë vendime duhen 2/3 e tyre, pra rreth 14 emra. Sot kjo gjykatë ka vetëm 3 anëtarë dhe duhen 11 të tjerë. KLGJ po punon fort që të emërojë 6 emra dhe mbetet të shihet si do veprojë.

Mandati i Tushës

Largimi i Ardian Dvoranit pak kohë më parë nga Gjykata Kushtetuese ngjalli mjaft debate, pasi pati dhe nga ata që kërkuan dhe largimin e Vitore Tushës. Kjo e fundit duhej të largohej që në 2018, por është ende në detyrë. Dvorani u largua nga Gjykata e Lartë me argumentin se në atë gjykatë ishin emëruar 3 anëtarë dhe tashmë ai nuk kishte pse të rrinte më në detyrë. Edhe te Kushtetuesja jemi deri diku te e njëjta situatë.

Momentalisht Tusha mundëson numrin prej 7 anëtarësh. Vakanca e Tushës duhet të plotësohet nga Gjykata e Lartë, por nëse flasim për standarde atëherë nuk ka pse të kemi në detyrë një gjyqtare që ka 3 vite që i ka mbaruar mandati. Tusha është emëruar në Kushtetuese që prej vitit 2008 dhe vijon të jetë aty prej 12 vitesh.

Presidenti lëvizi të gjithë gurët për të larguar Dvoranin nga Gjykata e Lartë dhe nga KED. Ndërkohë për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani edhe Vitore Tusha duhet të largohet. “Që të jemi të drejtë në arsyetim dhe në veprim, njësoj si zoti Dvorani duhet trajtuar edhe zonja Vitore Tusha.

Zonjës Tusha i ka mbaruar mandati i gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese që në mars 2017. Jemi në janar 2021. Pra 3 vite e 9 muaj zonja Tusha qëndron në detyrë. Vetëm 3 vite më pak se Dvorani. Por logjika është njësoj. Të dy janë mbajtës të një mandati të mbaruar kohë më parë. Dvorani më në fund ikën, Tusha jo.

Përse?! Formalistët përpiqen të justifikojnë me paragrafë ligjesh që s’kanë asnjë kuptim, sepse në vetvete ato ligje janë të lodhura nga keq dhe moszbatimi i tyre. (Ja një provë që tregon se ato ligjet e reformës u shkruan me mend në bythë jo në kokë). Në fakt ka një rregull të gjithëpranuar botërisht, që lejon vazhdimin e mandatit deri në emërimin e gjyqtarit të ri. Ishte edhe për pozicionin e Dvoranit ky rregull. Ashtu i sforcuar, por ishte”, ka thënë Manjani gjatë debatit për Dvoranin.