Pas reshjeve intensive të ditëve të fundit në vendin tonë, ka pasur edhe rrëshqitje të shumta të rrugëve kryesore.Rruga e ndërtuar nga Salillari në fshatin Borsh të Bashkisë së Himarës, rrëshqiti dhe u bë e pakalueshme.
Mësohet se rruga Sarandë-Borsh ishte rikonstruktuar së fundi, dëmtimi i saj ka ngritur hije dyshimi për cilësinë e punimeve, në një prej segmenteve më të rëndësishme të bregdetit që lidh jugun me pjesën tjetër të vendit.
I menjëhershëm ka qenë vendimi i KLSH, ku ka ngritur një grup pune dhe ka nisur verifikimet në ARRSH.
Kreu i KLSH, Arben Shehu ka firmosur me urgjencë urdhrin për kontroll. Ekspertët e KLSH do të verifikojnë procedurën që është ndjekur nga ARRSH në dhënien e tenderit për “Salillarin”, firma që e ka ndërtuar dhe ka për detyrë të mirëmbajë rrugën.