Kazani dhe kazanët e gjirizeve të shpërndarë anemban rrugëve të rrjeteve sociale dhe kryesisht në telehalet, ku promovohet çdo ditë llumi i zgjedhur mediatik, pa asnjë vlerë dhe ku të vetëshpallurit anal-ist hanë e lehin pa pushim dhe hiqen si virgjëresha, pavarsisht se kanë punuar si prostituta të bordellove të pushtetit, po ndotin ambientin me jashtëqitjet e tyre çdo ditë, me lajme dhe analiza nga më të çuditshmet.
Rasti i fundit ishte ai i drekës së delegacionit ekonomik, politik dhe mediatik shqiptarë në Dubai, ku një nga “virgjëreshat e turpëruar për këtë “çnderim” që u bëhet shqiptarëve ishte dhe Bushati i famshëm,jo ai i Sulës, por ai i Bllokut, i Mediut dhe Hysniut, bashkë me shokët e tij, që bëjnë moral me lehje konesh çdo ditë…
Kjo gje e ka revoltuar gazetarin Bledi Mane i cili publikoi në profilin e tij të Facebook-ut një foto ku shfaqen gazetarë e telehaleve Andi Bushati, Eni Vasili, Andi Tela, Anila Jole dhe në shoqërinë ‘e ngrohtë’ të deputetit socialist Taulant Balla.
Natyrisht lind pyetja po mishin e tyre kush e paguan dhe përse po e hanë si çetë bashibozukësh bashkë me Taulantin, i cili nuk ka asnjë lidhje me gazetarinë, apo shefi u ka krijuar ambient “çunave dhe vajzave” të hanë të pinë sa të duan se e meritojnë, nëse e rregullojnë punën me pushtetin?!
Ndaj mos u mërzisni trushplarë dhe barktharë, se miliarderi arab u harxhua për një drekë, sepse qëllim justifikon mjetet, por mërzitun se si tallen me ju gjithfarë palaçosh që e kanë bërë i bëjnë dhe do t’i bënin vetë të njënjtat poshtërsi, nëse do u jepej mundësia./Ekskluzive.al